
Vajzat e njohura na tregojnë se e bardha është ngjyra e verës!
E Mërkurë 8 Korrik 2020, 19:07
Dritare.net
Duket sikur ngjyra e bardhë nuk është shumë e preferuar, por në fakt është e kundërta. Nëse e keni vënë re, ajo është ngjyra e kësaj vere. Të gjithë vajzat e njohura e kanë ngjyrë të preferuar, saqë shumicën e veshjeve të verës i kanë të bardha, që të bëjnë të duken më bukur në verë.
Veshja e bardhë tregon më së miri ngjyrën e lëkurës, është shumë shik dhe për më tepër ju bën të dukeni yll, sidomos gjatë natës, nëse keni dalë në një party apo me miqtë.
Vajzat e njohura shqiptare e kanë të preferuar, ndaj sot dritare.net do ju tregojë disa mënyra si t’i kombinoni veshjet tuaja të bardha, sipas tyre. Shihni fotot më poshtë./E.B-dritare.net

















