Na ndiqni edhe në

Modë

Uau Michelle Obama/ Stilistja tregon sekretet e look-ut që i mahniti të gjithë!

Uau Michelle Obama/ Stilistja tregon sekretet e look-ut që i mahniti

Uau, është Michelle Obama, ky ishte titulli i shumë revistave të huaja, për pamjen e ish-Zonjës së Parë, në ceremoninë e betimit të Joe Biden, si president i Amerikës. Obama nuk kishte si të zhgënjente në një event ku gjithë bota kishte drejtuar sytë. Ajo ishte e veshur me një ngjyrë vjollcë. Triko dhe pantallona me këmbë të gjëra. Pamja elegante kompletohej me një rrip të artë, doreza lëkure të zeza, një maskë të thjeshtë prej mëndafshi të zezë Christy Rilling dhe çizme me thembra blu prej kamoshi nga Stuart Weitzman. Me flokët e fryra dhe kaçurrela që plotësonin këtë look.

Uau Michelle Obama/ Stilistja tregon sekretet e look-ut që i mahniti

Veshja e Obamës u dizenjua nga Sergio Hudson, një dizajner me ngjyrë nga Karolina e Jugut i cili gjithashtu ideo veshjen e Kamala Harris. Hudson shpjegoi se veshja e Obamës u frymëzua nga një vështrim nga koleksioni i tij Vjeshtë '20. Stilistja e Obamës, Meredith Koop tregoi ca detaje më shumë për këtë veshje.

“Kur Michelle u kthye pas ceremonisë më tha se ishte ndjerë aq shumë rehat”. Oh, ishte muzikë për veshët e mi kjo shprehje.

Uau Michelle Obama/ Stilistja tregon sekretet e look-ut që i mahniti

“Unë gjithmonë jam përpjekur ta respektoj zgjedhjen e saj për të qenë sa më shumë praktike, si një bricjap që është, kështu zgjedh të përdor copa që ajo të jetojë, të lëvizë dhe frymëzojë”. Ata kanë punuar bashkë që prej vitit 2010. Koop zbuloi se për ditën e përurimit, Michelle e kishte vendosur se do të vishte pantallona.

Uau Michelle Obama/ Stilistja tregon sekretet e look-ut që i mahniti

“Ah çfarë çlirimi. Pantallona, pa funde, pa fustane. Praktike dhe të bukura”.

“Ajo është e fuqishme dhe duhet të lëvizë. Ajo është mahnitëse dhe përfaqëson atë që është e mundur. Ajo përshtatet dhe frymëzon. Ajo ka thënë dhe bërtitur vazhdimisht gjatë viteve atë që ka qenë në zemrat dhe mendjet e kaq shumë njerëzve. Ajo udhëheq”, u shpreh stilistja e Michelle Obama./L.F-dritare.net