
Vera tashmë ka ardhur dhe të gjithë po rinovojnë gardërobën e tyre bazuar në tendencat e fundit të modës.
Por kush është trendi që po bën namin këtë verë?
Shamia ka marrë një tjetër funksion këtë verë, ajo tashmë përdoret nga vajzat si bluzë. Lehtësisht e kombinueshme, tepër komode dhe e freskët, është kthyer në trenin e momentit, nga vajzat e thjeshta deri tek vajzat e famshme të shoubizit.
Këngëtarja e famshme Kida, e ka përqafuar menjëherë si trend. Ajo në një nga koncertet e saja ka zgjedhur që shaminë ta përdorë si bluzë, por edhe ne postimet e saja në Instastory ajo shfaqet me shaminë e kthyer në bluzë.
Jona Spahiu, si një blogere që është, ka preferuar që shaminë ta përdorë si bluzë dhe këtë e sugjeron edhe në blogun e saj.
Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj, e cila njihet për stilin e veçantë, është njëra nga vajzat që ka përqafuar këtë trend.
Shamia e kthyer në buzë është një ide gjeniale për kombinimet e verës dhe për çdo vajzë është kthyer domosdoshmëri./R.P-dritare.net

















