Të gjithë sytë te Kate Middleton dhe princesha Charlotte, në kurorëzimin e mbretit!
Dritare.net
Kate Middleton i mahniti të gjithë me një fustan të bardhë me qëndisje kristali, në kurorëzimin e vjehrrit të saj, mbretit Charles III. Princesha e Uellsit dukej e mrekullueshme ndërsa mbante në kokë një kurorë me gjethe tredimensionale milliner Jess Collett dhe Alexander McQueen.
Pjesa e kurorës ishte bërë nga një ndërthurje mes argjendit dhe kristalit. Ajo po ashtu veshi rrobat karakteristike mbretërore në kurorëzim, duke përfshirë një mantel të Rendit Mbretëror Victorian në ngjyrë blu të theksuar, me tehe të kuqe mbi një fustan krep mëndafshi të qëndisur nga Alexander McQueen.
Princesha Charlotte ishte veshur e gjitha me të bardha, ndërsa mbi kokë kishte një kurorë kristali nga i njëjti milliner si i Kate Middleton.
Edhe Charlotte mbante veshur një fustan Alexander McQueen, me pelerinë sipër.
Nënë e bijë dukeshin shumë të bukura, gjatë kurorëzimit historik. Shihni në galerinë më poshtë foto të Kate dhe Charlotte!/K.C/dritare.net