Stilet më të bukura të fundeve të gjata që do t’ju mahnitin këtë sezon!
E Hënë 1 Maj 2023, 16:04
Dritare.net
Fundet e gjata dhe femërore bashkë me fustanet e gjata janë zgjidhja ideale për ditët e nxehta. Printe njëngjyrëshe, me lule, me vija apo leopard? Ka variacione të panumërta që ju lejojnë të luani me kombinimet tuaja verore. Ju rekomandojmë që gjatë ditëve të verës të vishni pëlhura të lehta, të tilla si byrynxhyk, me prerje asimetrike apo të palëzuara.
Në galerinë më poshtë do të gjeni disa nga opsionet më të këndshme për funde të gjata që mund t’i vishni në çdo aspekt të jetës suaj, në zyrë, darkë, plazh etj. Shtojini këto funde të gjata në gardërobën tuaj dhe shijojini me stil ditët me diell në vazhdim./K.C/dritare.net