
Shajet janë një lloj aksesori, jo vetëm për dimrin por edhe për stinët e tjera. Sigurisht që nuk do mbështillemi me një shall të trashë në të nxehtin e verës, por në verë mund të vendosim disa shaje shumë të bukura e komode, duke i përdorur edhe si fjongo për flokët.
Ne të dritare.net sot do t'ju tregojmë modelet më të bukura të shajeve të hollë që mund t'i përdorim gjatë verës.
Këto shaje ju ndihmojnë të dukeni me stil, nëse nuk keni kohë të rrini para pasqyrës 1 orë, por edhe nëse nxitoni për të kapur orarin e punës.
Mund ta lidhni edhe rrugës dhe do të shikoni që pamja juaj do ndryshojë e do dukeni mjaft tërheqëse. Shikoni më poshtë disa prej tyre./E.B-dritare.net

















