Princi Charles lançon linjën e tij të modës me çmime mbretërish!
Dritare.net
Princi Charles, trashëgimtari 71-vjeçar i fronit britanik, përveçse është pjesë e botës mbretërore tani do të jetë pjesë dhe asaj të modës. Ai vjen me një koleksion veshjesh për burra dhe gra shumë më të kushtueshëm se një koleksion i zakonshëm.
Fondacioni Prince u bashkua me grupin italian të shitjes me pakicë Yoox Net-A-Porter për një koleksion mbretëror të quajtur Modern Artisan. Artikulli më i përballueshëm i linjës është një triko kashmiri me vlerën 475 dollarë.
Pjesë të koleksionit janë dhe një pallto me ngjyrë karamel që kushton 1,495 dollarë, një këmishë pambuku 795 dollarë dhe një xhaketë 1,350 dollarë me pantallona të gjera 1,095 dollarë.
Koleksioni është dizenjuar nga studentët italianë në shkollën e dizajnit Politecnico di Milano dhe prodhuar nga Shtëpia Dumfries e Mbretërisë së Bashkuar.
"Unë gjithmonë kam besuar në filozofinë ‘Blej një herë, blej mirë’, tha Princi Charles për The Telegraph, kështu që sa më shpesh ta vesh një rrobë, aq më me vlerë bëhet ajo për mua!"
Pëlhura për koleksionin është bërë me porosi nga firmat e tekstileve skoceze dhe mëndafshi organik pa materiale sintetike është marrë drejtpërdrejt nga Italia.
Të gjitha fitimet e koleksionit do të shkojnë tek projektuesit për t’i ndihmuar ata të përmirësojnë aftësitë e tyre të prodhimit të tekstileve.
Princi i Uellsit është marrë me sipërmarrje dhe bamirësi së fundmi. Javën e kaluar, fondacioni i tij njoftoi për prodhimin e një pije Gin prej 47 dollarësh, të ardhurat e të cilës do të shkojnë për arsim dhe programe të tjera sociale./dritare.net