Plot sharm dhe stil/ Të gjithë me sytë te fustani i Melanias, gjatë votimit!
Dritare.net
Melania Trump të martën në mëngjes mbërriti në shtetin e Florida-s për të hedhur votën e saj në zgjedhjet e vitit 2020, teksa dukej elegante dhe plot stil veshur me fustanin 4500 dollarësh të “Gucci-it”.
Zonja e parë e Amerikës, i buzëqeshi kamerës ndërsa mbërriti në qendrën e votimit në shtetin e Trumps-it në Florida, një nga disa shtetet kyçe ku bashkëshorti i saj shpreson të marrë fitoren kundër kandidatit demokrat Joe Biden, informon dritare.net.
Sidoqoftë, sondazhi përfundimtar që shkoi në ditën e zgjedhjeve tregoi se 77-vjeçari Biden, kishte një përparësi të ngushtë ndaj 74-vjeçarit Donald Trump, në gjashtë shtete të mëdha, përfshirë Florida-n, Arizona-n, Michigan-in, Karolinën e Veriut, Pensilvaninë dhe Wisconsin./M.M-dritare.net