Na ndiqni edhe në

Modë

Pandemia/Për herë të parë sfilata e Giorgio Armanit, do të transmetohet në televizion

Pandemia/Për herë të parë sfilata e Giorgio Armanit, do

Në Milano do të mbahet shfaqja e modës për vajza dhe djemtë për sezonin pranverë-verë 2021, nga Giorgio Armani. Për herë të parë shfaqja do të transmetohet e plotë në një televizion dhe njëkohësisht edhe në armani.com, në rrjete sociale të markës dhe në platformën e Dhomës Kombëtare të Modës në Itali, më 26 shtator.

Drejtuesit e markës kanë pohuar se ky veprim është ndërmarrë për shkak të situatës së pandemisë në Itali. Stilisti ka zgjedhur të paraqesë koleksionet e tij pa praninë e publikut, me dyer të mbyllura, por një publik më i gjerë do të ketë mundësinë të shikojë koleksionet këtë vit përmes transmetimit në televizion.

Ndërsa në videon e xhiruar në selinë e Bergognone, përveç modeleve, aktorëve të rinj, këngëtarëve edhe shumë personazhe të markës do të veshin veshjet Emporio Armani/R.P/dritare.net