
Ngjyra trend e flokëve këtë verë? Ja preferenca e vajzave të famshme shqiptare!
Dritare.net
Cila ngjyrë e flokëve po mbizotëron këtë verë? Po ti ke qejf t’i lyesh, por ende nuk ke zgjedhur ngjyrën e duhur? Epo nëse ende je në dyshim, ne kemi një sugjerim për ty.
Brune. Flokët brunë janë më në modë se kurrë dhe këtë na e vërtetuan vajzat e famshme shqiptare. Ne hodhëm një vështrim në Instagram dhe vumë re se ngjyra flokëve që mbizotëron këtë verë është brune.
U tërhoqëm shumë nga stili i flokëve që kishte zgjedhur këngëtarja Elvana Gjata dhe ngjyra kaf që i shkon kaq shumë.
Së fundmi edhe moderatorja e sportit, Ilda Bejleri u kthye në brune.
Edhe ish-misi shqiptar, Almeda Abazi i dha një nuancë brune flokëve, disa ditë më parë.
Por edhe këngëtarja Jonida Maliqi, Elita Rudi, Kiara Tito, Kristina Baki etj, na treguan në Instagram se ngjyra e flokëve, trend i kësaj vere, është brunia./K.C/dritare.net

















