Nëse hyn sot në Instagram do të shohësh vetëm yjet e Hollivudit dhe jo vetëm në Met Gala 2023. E hëna e 1 majit nisi dhe u mbyll me një event shumë të rëndësishëm botëror. Tapeti i kuq i Met Gala 2023 është mbyllur zyrtarisht në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City. Këtë vit, afera vjetore festoi ekspozitën "Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë". Met Gala nderoi trashëgiminë e Lagerfeld-dizajnerit të ndjerë që drejtonte shtëpitë e modës si Chanel, Fendi e linjën e tij dhe mblodhi fonde për Institutin e Kostumeve të Met.
Po aq e rëndësishme sa ekspozita, është edhe spektakli i tapetit të kuq i mbushur me yje, që u zhvillua ndërsa të ftuarit ngjiteshin në shkallët e famshme të Met. Në fund të fundit, Met Gala shpesh e quajtur "Super Bowl e modës" ka krijuar disa nga pamjet më të paharrueshme të të famshmëve në tapetin e kuq të dekadës së kaluar.
Të pranishmëve në listën A iu kërkua të visheshin "për nder të Karl Lagerfeld". Këtë vit ishin të pranishëm yjet me famë botërore si: Penélope Cruz, Michaela Coel, Roger Federer, Dua Lipa dhe Anna Ëintour të Vogue. Në galerinë më poshtë do të gjeni foto të yjeve në tapetin e kuq të Met Gala./K.C/dritare.net