
Larg të qenit një kukull barbi/A i ndryshoi Armine Harutyunyan standardet e bukurisë femërore!
Dritare.net
Emri i saj është Armine Harutyunyan, ka lindur në Armeni, është 23 vjeç dhe është një modele jo-profesionale. Në profilin e saj në Instagram, ku ka 130 mijë ndjekës, poston foto nga jeta e përditshme, larg të qenurit perfekte. Emri i saj, është ndër më të lakuarit në rrjet, ditët e fundit.
Modelja e zgjedhur nga Gucci për sfilatën e modës në Shtator 2019 në Milano për koleksionin pranverë / verë 2020, u bë viktimë në rrjet sepse fytyra e saj nuk korrespondon me standardet tradicionale të bukurisë.
Hundë jo perfekte, vetulla të trasha, fytyrë ovale. A po i ndryshon ajo standardet e bukurisë femërore?
Oliviero Toscani, fotografi i njohur italian, në një intervistë për Ansa, i cili është gjithnjë e në kërkim për fytyra të veçanta, shprehet se ajo është një bukuri komplekse, jo një kukull barbi.
" Ajo vajzë është e bukur, ajo ka një fytyrë shumë interesante. Është një bukuri komplekse. Ky interes për këtë histori është i pabesueshëm. Kjo fytyrë është me të vërtetë revolucionare, hedh poshtë të gjitha standartet e bukurisë tradicionale.
Për Gucci-n, kjo është padyshim një fitore. Kjo zgjedhje ishte e duhura. Personalisht unë kam bërë gjithmonë këtë hulumtim: për gjetje të reja. Është si në gazetari: A jeni ju në kërkim të gjërave të reja çdo ditë? Epo edhe ne!
Televizioni sot është plot me prezantuese si kukulla barbi. Plot me bionde. Ndërsa Armine, nuk bën grim, është natyrale, ka një fytyrë ovale fantastike" u shpreh Toscani./L.F-dritare.net

















