Ky është modeli i flokëve që i përshtatet të gjithëve!
E Mërkurë 13 Shtator 2023, 12:12
Dritare.net
Në muajt e fundit, të famshëm të panumërt i kanë prerë flokët në një model. Por, për Princeshën e Uellsit, ky do të ishte ndoshta një transformim shumë i dukshëm.
Teksa vizitoi burgun e burrave të HMP High Down të martën, Princesha u shfaq me këtë llok, që në gjuhën e industrisë së modës njihet si “fryma e fluturës”. Aktorja Jenna Ortega dhe modelja Matilda Djerf, ishin të parat që nisën këtë trend.
Andreas Wild nga salloni i Larry King në Notting Hill thotë: Më pëlqen pamja e re e Princeshës. Është shumë e butë dhe moderne. E bukura e këtij stili është se i nxjerr më shumë sytë Kate-së.”/L.F-dritare.net