Na ndiqni edhe në

Modë

Foto/ Pse të famshmit nuk po veshin më pantallona! 

Foto/ Pse të famshmit nuk po veshin më pantallona! 
Trendi më i fundit në modë mund të jetë vetëm për të guximshmit. Njerëz të famshëm po i lënë pantallonat në shtëpi (me qëllim) dhe po krijojnë pamje elegante vetëm me të brendshme.

Foto/ Pse të famshmit nuk po veshin më pantallona! 
Një makth për disa, por deklaratë mode për të tjerët, zhdukja e pantallonave nga pista ndodhi gradualisht dhe ndikoi në mënyrën se si vishen të famshmit sot. Shembulli më i fundit i një look-u pa pantallona vjen nga Irina Shayk. Modelja mori pjesë në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë, në maj 2023, e veshur vetëm me një fustan të tejdukshëm, të brendshme dhe një xhaketë.

Foto/ Pse të famshmit nuk po veshin më pantallona! 
Që nga viti 2022, kjo lloj veshjeje ka qenë një look i zakonshëm në evente publike. Ylli i Riverdale, Camila Mendes doli me një look të ngjashëm në një event mode në shkurt 2023.

Foto/ Pse të famshmit nuk po veshin më pantallona! 
Aktorja dhe modelja, Julia Fox u pa duke blerë ushqime me të brendshme në maj 2022. Një vit më vonë, ajo u fotografua me pantallona të shkurtra nga beli e poshtë teksa mbushte makinën me karburant./K.C/dritare.net