
Foto/ Fustanet që të gjitha do të donim t’i vishnim këtë verë!
Dritare.net
Hymë me të ftohtë në karantinë dhe dolëm me verë. Por meqë koha u ngroh, duhet të ndryshojmë disi dhe gardërobën.
Trikot ua lënë vendin fustaneve verore, që vishen për xhiro, punë apo dhe gjatë kohës që jeni në plazh. Ah plazh, shpresojmë të kemi këtë verë.
Por ndërsa presim brenda në shtëpi për të dalë dhe që situatë të rregullohet, pse të mos rregullojmë gardërobën, largojmë të dimrit dhe nxjerrim të verës. E nëse nuk keni shumë fustane për këtë verë, do të dilni dhe të blini, kur të hapet mirë vendi.
Ne të dritare.net ju kemi sjellë fustanet e bukura që do të veshim këtë verë. Të lehtë, shumëngjyrësh, me lule, pra modele të thjeshta dhe të bukura, vetëm për ju!
Urojmë që të përfundojë shpejt karantina që të veshim këto fustane të mrekullueshme./K.C/dritare.net

















