
Met Gala është një nga eventet më të rëndësishme të modës në Nju Jork. Në tapetin e kuq kaluan aktorë, supermodele, muzikantë, mbretëresha të televizionit, dhe secila bëri lajm me veshjen e zgjedhur.
"Në Amerikë: Një leksik i modës” ishte tema e Met Gala 2021, e mbajtur për të mbledhur fonde për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit.
Veshjet ishin të frymëzuara nga gjithçka, që nga filmi Matrix deri te Statuja e Lirisë. Kishte shumë emra që bënë bujë, ama Kim Kardashian e veshur totalisht me të zeza, shkaktoi shumë reagime në rrjet./L.F-dritare.net

















