Si çantat e mëdha, po rikthehen në modë këtë pranverë!
E Mërkurë 15 Mars 2023, 15:03
Dritare.net
Një çantë e bukur dhe e punuar mirë është një investim më i mirë se çdo lloj veshje. Është e vetëkuptueshme që ne i duam veshjet, por një çantë, e cila na shoqëron shumicën e ditëve dhe brenda saj ruajmë gjërat më të nevojshme, është një tregues i drejtpërdrejtë i stilit tonë. Është pjesë e pamjes sonë të përditshme dhe një nga gjërat e para që prezantojmë në lidhje me estetikën tonë. E vogël dhe elegante, mbresëlënëse apo minimale, një çantë mund të bëhet një prezantim i vetes sonë.
Për sezonin Pranverë/Verë 2023 çantat e mëdha janë padyshim trend. Dizajnerët në mbarë botën u joshën nga përmasat gjigante dhe të ekzagjeruara, dhe ne sjellim për ju disa nga më të bukurat./K.C/dritare.net