Na ndiqni edhe në

Modë

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Sot, në botën e përsosur dhe njëkohësisht të papërsosur ku ne jetojmë, sigurohuni për kodin tuaj të veshjes, para se të dilni nga shtëpia. Kjo sepse veshja tregon shumë për ju.

Dritare.net ju sjell më poshtë disa hapa që ju duhet t'i ndiqni për t'u dukur bukur dhe për të mos bërë kurrë gabime në mënyrën sesi visheni. Le t'i shikojmë!

1. Përgatituni paraprakisht

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Asnjëherë mos prisni momentin e fundit për të zgjedhur se çfarë do të vishni. Kjo sepse ju merr shumë më shumë kohë ngase e kishit parashikuar. Duke u nxituar ju do të bëni gabime në veshje. Gjithmonë përgatitni paraprakisht, ose të paktën mendojeni se çfarë do të vishni ditën tjetër.

2. Vishu sipas motit

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

E keni parasysh atë momentin kur bie shi, apo fryn erë e fortë dhe ju jeni të veshura me fustane dhe rroba të holla. Ju ndjeni ftohtë, dhe kjo gjë nuk është normale. As për shëndetin, as për pamjen tuaj. Prandaj dritare.net ju këshillon gjithmonë të shikoni si është moti, pastaj të vishni rrobat që përshtaten me kushtet atmosferike.

3. Vishuni sipas vendit

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Kur ju zgjidhni rrobat që do të vishni, mbani parasysh t’i zgjidhni sipas vendit ku do shkoni. Në zyrë, gjithmonë shmangni printet me lule, ndërsa veshjet formale shmangini kur bëni xhiro.

4. Vishni rroba të masës tuaj

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Kjo do të thotë as të ngushta, as të gjera. Rrobat e masës suaj do t'ju bëjnë të dukeni elegante në çdo kohë.

5. Kujdesuni nga gabimet e vogla

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Detajet flasin! Për këtë arsye ju duhet t’i vini re gabimet e vogla që mund të keni në veshje. Një fije e dalë, një rrudhë e vogël, etj. Edhe nëse ju mund të jeni veshur shumë bukur, këto detaje e prishin pamjen.

6. Aksesorë të përshtatshëm

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Aksesorët janë kritere të rëndësishme të veshjes, sepse luajnë një rol madhor në pamjen e përgjithshme. Gjithçka në veshjen tuaj duhet të jetë e kombinuar dhe e paramenduar.

7. Materiali i veshjes

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Kjo nuk do të thotë të blini dhe vishni rroba të shtrenjta, por mbani mend një gjë, zgjidhni veshje të duken sikur i përkasin një stili të lartë.

8. Kombinimi i ngjyrave

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Është shumë e rëndësishme veshja juaj të mos jetë ngjyra-ngjyra. Do të dukeni si në karnavale dhe aspak këndshëm, prandaj kujdes!

9. Printe të çuditshme

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Printet e çuditshme nuk iu përshtaten të gjithave, prandaj zgjidhni të vishni rroba që i përshtaten pamjes dhe personalitetit tuaj.

10. Të brendshme korrekte

10 gabime në veshje, që duhet t’i shmangni!

Gjithmonë zgjidhni të brendshmet në bazë të rrobave që do të vishni. Ju mund të keni një veshje të përsosur, por të brendshmet mund ta shkatërrojnë pamjen nëse nuk janë të duhurat./E.B-dritare.net