
Meghan Markle: Tabloidet britanike, më shkatërruan jetën
Dritare.net

Në një intervistë të fundit, Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka rrëfyer sesi ajo dhe princi Harry po mbijetojnë nga vëmendja mediatike.
Dukesha tregon presionin që ke, ku je në qendër të vëmendjes dhe se ajo nuk ia kishte idenë për betejat që do të kishte si pjesëtare e familjes mbretërore, shkruan dritare.net
Meghan tregon se, miqtë e kishin paralajmëruar që të mos martohej me princin Harry sepse fokusi mediatik do t'ia shkatërronte jetën. Ajo pranoi se, që nga koha e shtatzënisë dhe pas lindjes është bërë më e ndjeshme.
[video width="636" height="356" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2019/10/636x382_MP4_2919123893810119367.mp4"][/video]
"Është e vështirë. Nuk mendoj se dikush e kupton këtë. Nuk ia kisha idenë, por kur u takova për herë të parë me Harry-n, miqtë e mi ishin të ngazëllyer, miqtë e mi amerikanë ishin të lumtur, sepse unë isha e lumtur. Por miqtë e mi britanikë, ata ishin të sigurt që Harry ishte i dashur, por më thanë se nuk duhet të martohesha, sepse tabloidet britanike do të më shkatërronin jetën. Kjo për shkak se jam amerikane, isha naive nuk e kuptova. Është e komplikuar.",- tha Meghan./K.C/dritare.net
[video width="636" height="380" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2019/10/636x382_MP4_7199133058347807979.mp4"][/video]

















