Na ndiqni edhe në

Arkiv

Marrëveshja politike për Reformën Zgjedhore/ Ambasadori Soreca: E rëndësishme për integrimin e Shqipërisë

Marrëveshja politike për Reformën Zgjedhore/ Ambasadori Soreca: E

Pas përfundimit të tryezës së parë politike për Reformën  Zgjedhore ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se, ata përshëndesin këtë marrëveshje ndërpartiake. Ndërkohë thekson se, të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të punojnë për të përfunduar në kohë Reformën Zgjedhore.

"Ne përshëndesim marrëveshjen e sotme ndërpartiake mbi ecjen përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik në Shqipëri dhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane.",- shkruan Soreca./K.C/dritare.net