
Ja disa nga shenjat përmes të cilave meshkujt tregojnë dashurinë pa thënë asnjë fjalë!
Dritare.net

Nëse dëshironi të kuptoni se çfarë po ju shpreh partneri/ja përmes disa gjesteve trupore atëherë artikulli i mëposhtëm do t’ju ndihmojë t’i deshifroni ato.
Kjo pasi të njohësh ndjenjat e atij që keni në krah do t’ju ndihmojë që t’i kuptoni dashurinë që ai po ju shpreh pa ju thënë asnjë fjalë.
Ja kush janë disa prej tyre:
Ngritja e vetullave/ Nëse ai ngre vetullat saherë që ju sheh duhet të kuptoni se ai pëlqen gjithçka që po dëgjon rreth jush. Kjo është arsyeja se pse ai hap sytë dhe për pasojë i ngrihen vetullat.
Duart e lagura/ Kjo është një shenjë se ai ndihet nervoz kur është pranë jush ose ndihet i frikësuar se mund të bëjë diçka të gabuar në lidhje me marrëdhënien që po krijoni!
Shtypja e pëllëmbës/ Nëse vëreni se ai ose ajo është duke shtypur pëllëmbën, kjo tregon dëshirën e brendshme për t’u lidhur edhe më shumë me ju.
Frymëmarrja e dendur/ Nëse ai ose ajo merr frymë thellë saherë ju sheh, kjo tregon arsyen e fshehtë për nevojën ose dëshirën për të treguar përgjegjshmëri në këtë marrëdhënie.
Kontakti me sy/ Nëse vëreni se keni kontakt me sy me atë që keni përballë, atëherë kuptoni se djemtë më të guximshëm nuk ndihen të turpshëm për të mbajtur kontaktin me sy.
Sakaq, disa nga shenjat e tjera për të kuptuar ndjenjat e tij janë: Prekja e kravatës, buzëqeshje të sinqerta, ndryshimi i zërit./M.K-dritare.net

















