E vetme në karantinë, kombinimi më i rrezikshëm. Periudha më e keqe për të qenë beqare!
Dritare.net
Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet në të gjithë botën, njerëzit janë izoluar për javë të tëra pa një datë se kur e gjithë kjo do të mbarojë. Qytetet si Los Anxhelos, San Francisko dhe Nju Jork, kanë këshilluar banorët që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë këshilluar që të qëndrojmë disa metra larg njëri-tjetrit.
Natyrisht, kjo situatë ndikon në çdo aspekt të jetës sonë, përfshirë seksin dhe takimet: aplikacionet janë miku më i mirë në këto ditë izolimi. Për disa vajza, frika e infektimi ose përhapjes së koronavirusit nuk krahasohet me nevojën e tyre e tyre fizike për shoqëri.
Një grua tha për Cosmopolitan: “Jam e vetme dhe e mërzitur. Kombinim shumë i rrezikshëm”.
Ja rastet e disa grave që kanë thyer rregullat e distancimit social!
Është padyshim sfiduese të jesh beqare gjatë një kohe të tillë. Kjo është një periudhë kur çiftet rrinë më shumë se kurrë bashkë dhe beqarët po ndjehen të izoluar dhe vetmuar. Disa javë para se të na kërkonin autoritete të izoloheshim, unë u njoha me një djalë. Ai është treguar i kujdesshëm, duke zbatuar rregullat e distancimit social. Ndërsa unë pas 12 ditësh qëndrimi mbyllur në shtëpi, u dorëzova. Pranova me vetëdije të shkel rregullat. Mendova që miqtë e mi, janë me të dashurit e tyre. Përse për mua duhet të jetë ndryshe? E di është një rrezik i madh, dhe një veprim egoist, por mendoj çfarë është bërë është bërë. Tani më duhet të mbaj veten për javët e ardhshme. Sophie, 24, California.
Po, unë kam shkelur rregullat e distancës sociale dhe po, unë jam ndjehem shumë fajtore për këtë. Unë jam e vetmuar dhe e mërzitur, një kombinim i rrezikshëm në një periudhë karantinimi. Masturbimi është i shkëlqyeshëm gjatë kësaj kohe, por përfundimisht e gjej veten duke pasur zili miqtë që janë çift dhe postojnë foto bashkë në rrjetet sociale. Po jam e dobët. Kur na urdhëruan për të qëndruar në shtëpi, unë kisha caktuar tashmë një takim. Të dy u pajtuam se do të qëndronim gjashtë metra larg, pasi ishte vetëm një shëtitje në plazh. Por situata ndryshoi pas disa birrave. Ndjehem fajtore, por nuk mund të qëndroj e vetme. Anne, 26, San Francisco.
Vendosa që ia vlen për shëndetin tim mendor të isha me të dashurin tim. Kam qëndruar e mbyllur që kur vendosa të largohesha nga shtëpia ime në Brooklyn dhe të shkoja në Filadelfia për të qenë me të dashurin tim. Ne e dinim që gjërat do të shkonim më keq, ndaj duhet të ishim bashkë. Unë padyshim po hezitoja të largohesha nga banesa ime për shkak të rekomandimeve për distancimin shoqëror, por vendosa se ia vlente rreziku për shëndetin tim mendor. AchelRachel, 25, Brooklyn, NY/L.F-dritare.net