
10 pyetje që mund t'i bëni një adoleshenti për të filluar një bisedë të rëndësishme!
Dritare.net
The Guardian
Komunikimi është një nga problemet më të mëdha kur ke një adoleshent. Bisedat mund të jenë të ngarkuara emocionalisht. Madje, disa herë, ato nuk ekzistojnë fare. Fëmija juaj adoleshent ngjan si një libër i mbyllur. Ata nuk duan të flasin dhe prindërit u duket vetja të paaftë, për t’i nxjerrë ata nga guaska e tyre.
E megjithatë ka mënyra efektive për të hapur një bisedë me adoleshentin tuaj, megjithëse duhet të jeni shumë të ndjeshëm, të vetëdijshëm dhe të interesuar sinqerisht për të krijuar një dialog dhe jo thjesht një shans për të kuptuar atë që mendoni për një çështje.
Kemi kërkuar ndihmën e dy ekspertëve për të zbuluar se si të bisedojmë më mirë me adoleshentët. Ja disa pyetje përmes të cilave mund të nisni një bisedë me adoleshentët.
Po flisja me shoqen time dhe ajo thotë se rrjetet sociale janë vërtet të dëmshme. Çfarë mendoni ti?
Nëse dëshironi të hapni një temë me adoleshentin tuaj, këshilla e Fiona Hannah, drejtoreshë klinike dhe themeluese e Shëndetit Mendor Adoleshent, është të përdorni “personin e tretë në dhomë”.
“Hapni një diskutim për diçka për të cilën dëshironi të flisni, por përpiquni të siguroheni që ajo të ndodhë natyrshëm. Mos i ulni adoleshentët për të biseduar, sepse kjo mund të bëhet shumë antagoniste.
Një dredhi e mirë, thotë Hannah, është që të bisedoni kur jeni krah për krah dhe jo përballë, kur jeni jashtë për një shëtitje, duke larë enët ose duke vozitur.
Pyetja 2
A ka një punë për të cilën mendoni se do të ishit vetvetja?
Pyetjet e zakonta nuk shkojnë për adoleshentët. Për shembull, nuk mund të pyesësh më sot një adoleshent çfarë dëshiron të bëhesh, kur të rritesh?
Pyetja 3
Nëse do të ishit prind, çfarë rregullash do të vendosnit për pajisjet teknologjike?
O'Malley sugjeron t’i bënë fëmijët të mendojnë për një cështje, nga një tjetër këndvështrim.
Fëmijët janë natyrshëm shumë më të ndjeshëm sesa prindi pret që të jetë. Shpesh fëmija juaj ndikohet nga ju, shumë herë më shumë se sa ju mendoni.
Prindërit priren të nënvlerësojnë ndikimin që kanë tek adoleshentët e tyre.
Pyetja 4
Cila ishte gjëja më befasuese që ju ka ndodhur gjatë fëmijërisë suaj?
Gjëja interesante që mund të ndodhë, thotë O'Malley, është se ajo që mendonit se ishte gjëja më befasuese në fëmijërinë e adoleshentëve tuaj mund të mos jetë përgjigja që ata japin.
Shpesh mund të jetë diçka që ju ka humbur diçka që ka të bëjë me një miqësinë ose diçka që ka ndodhur në shkollë. Kjo pyetje mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për ta shtyrë fëmijën tuaj të reflektojë për fëmijërinë e tij dhe se si ajo ka ndikuar tek personi që është tani.
Pyetja 5
Cila është mënyra më e mirë që dikush të humbasë virgjërinë?
Ndonjëherë, thotë O'Malley, prindërit kanë frikë të hapin biseda, për shembull, për seksin. Por adoleshentët janë të vetëdijshëm për seksin, dhe për shumë njerëz, të bësh seks për herë të parë është diçka për të cilën, një pjesë e mirë pendohen.
Pyetja 6
A po ndodh ndonjë gjë në jetën tuaj për të cilën askush nuk e di?
Praktikoni dëgjimin aktiv. Jepini fëmijës tuaj hapësirë për të folur.
Mund t’i thoni që kur ju keni qenë në moshën tuaj, keni qenë shumë të vetmuar.
Pyetja 7
Çfarë mendoni për këtë që po ndodh me planetin tonë?
Adoleshentët mendojnë shumë për ndryshimin e klimës, dhe shumë prej tyre, thotë Hannah, janë mjaft të tmerruar për atë që po ndodh, kështu që mund të jetë vërtet e dobishme për të diskutuar për këtë temë. Dëgjoni shqetësimet e tyre dhe jini gati të flisni për atë që njerëzit mund të bëjnë për të ndikuar në ndryshim.
Pyetja 8
Pse mendoni se ai person/mësues/mik po sillet kështu?
Çelësi i këtyre bisedave, thotë O'Malley, është të inkurajoni adoleshentin tuaj të mendojë për atë që po ndodh përtej asaj që është e dukshme. "Çfarëdo që të përgjigjen, ju dëshironi të shkoni më tej dhe të thoni: "Çfarë mendoni se e shtyn atë?" Sepse pas zemërimit zakonisht qëndron frika dhe ju mund ta ndihmoni adoleshentin tuaj të mendojë për këtë."
Përpiquni, thotë Hana, ta bëni adoleshentin tuaj t'i shohë gjërat në një mënyrë tjetër. "Ndoshta dikush ka pasur një ditë të keqe dhe ata kanë nevojë për ndihmë në vend të gjykimit."
Pyetja 9
Nëse do të kishit lindur në një familje tjetër, si mund të ishit ndryshe?
Është mirë për adoleshentët nëse kanë vetëdije se çfarë është familja e tyre: cilat janë vlerat e familjes së tyre, çfarë ka rëndësi për ta si familje, si ndryshojnë nga familjet e tjera? “Ajo që dëshironi është që ata të mendojnë se si të qenit pjesë e familjes së tyre ka pasur ndikim tek ata. Ju po ndihmoni për të ndërtuar vetëdijen dhe vetënjohjen, "thotë O'Malley.
Pyetja 10
Si mund të kishte qenë jeta e ndryshme nëse do të ishit fëmija më i madh/më i ri/i mesëm/të kishit vëllezër e motra?
Edhe adoleshenti që nuk flet kurrë, do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.
Përpiquni të mos përfundoni duke dhënë përgjigje ose zgjidhje për çështjet që keni diskutuar, thotë Hana. Adoleshentët duhet të mësojnë ta ndërtojnë vetë jetën e tyre.
Ajo që ju mund të bëni është t'i ndihmoni ata të mendojnë për këtë./L.F-dritare.net

















