Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Zgjohem shpesh natën e s'më zë gjumi! Çfarë të bëj!

Zgjohem shpesh natën e s'më zë gjumi! Çfarë

Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një zonjë 45 vjec. Problemi im është se zgjohem shpesh në mes të natës dhe koka më pushtohet nga lloj-lloj mendimesh. Dua të fle sërish, por nuk gjej mënyrën. Të lutem ç'mund të thoni ju për shqetësimin tim. Ju falenderoj.

Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi

Përshëndetje lexuesja jonë!

Zgjimi në mes të natës mund të jetë shumë problematik pasi prish gjumin, gjë që ndikon në energjinë tonë dhe madje mund të shkaktojë probleme fizike dhe mendore. Zgjimi gjatë natës mund të jetë për shkaqe të ndryshme e dashur lexuesja jonë.Mund të ndodh se nuk keni kushte të mira gjumi.Nëse mjedisi juaj nuk është i përshtatshëm për të fjetur siç duhet, kjo mund t'ju bëjë të zgjoheni në mes të natës. Faktorë të tillë si tingujt e jashtëm, drita ose temperatura mund të ndikojnë në gjumin tuaj gjithashtu. Stresi, ankthi apo depresioni mund të bëjnë të keni një gjumë shumë të lehtë sepse i kushtoni më shumë vëmendje çdo lloj faktori që mund të ndodhë përreth .
Lexuesja jonë në këndvështrimin tim do tu sugjeroja se nëse zgjoheni gjatë natës dhe nuk mund të flini përsëri , mund të merrni parasysh të praktikoni frymëmarrjen e thellë .Ushtrimet e frymëmarrjes ndihmojnë në relaksimin mendërisht dhe fizikisht. Prandaj, mund të jetë një ide e mirë të shkëputeni nga mendimet tuaja ose të bini përsëri në gjumë. Leximi gjithashtu mund t’ju ndihmojë të flini më gjatë dhe më thellë. Për këtë arsye do t'ju ndihmojë të flini përsëri. Muzika mund të jetë gjithashtu një aleat i mirë për të rritur gjendjen e relaksimit.Kini parasysh lexuesja jonë që të mos përdorni telefonin tuaj celular. Arsyeja është se dritat e celularit do ta bëjë trurin tuaj të mendojë se është koha për t'u zgjuar. Për të pasur një gjumë të mirë do të thoja se mund të ndihmojë gjithashtu të eliminoni dritën duke përdorur perde në dhomë, të hiqni ose shmangni përdorimin e pajisjeve elektronike të panevojshme në dhomën e gjumit ,mbani një temperaturë të rehatshme në dhomën e gjumit. Mbani një orar të qëndrueshëm të gjumit, edhe gjatë fundjavave .Mos hani ushqime të rënda, stimulues dhe alkool pak para se të flini. Bëni ushtrime gjatë ditës, por jo shumë para se të flini Ndoshta të gjithë jemi zgjuar në mes të natës në një moment. Në shumë raste, kur bëhet fjalë për diçka të pazakontë, zakonisht është rezultat i nervozizmit për një ngjarje që na është për zemër. Sidoqoftë, duhet të përpiqemi ta zgjidhim atë. Shpresoj që këndvështrimi im tu ndihmoj sadopak dhe tu vendosi në kushte më të mira të gjendjes tuaj lexuesja jonë.Gjithë të mirat./dritare.net