Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Zgjohem natën për të ngrënë. A është ky një problem psikologjik? Flet psikologia!

Zgjohem natën për të ngrënë. A është ky

Përshëndetje psikologe Enertila

Unë që po ju drejtohem jam një vajzë e cila kam një problem prej shumë kohësh. Unë zgjohem natën për të ngrënë. Më është bërë ves. Të lutem më jep një këshillë!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Zgjimi gjatë natës për të ngrënë është një zakon që mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe
shëndetin. Shpesh, ky fenomen nuk lidhet vetëm me urinë fizike, por edhe me faktorë
psikologjikë si stresi, ankthi apo një mënyrë e formuar e të reaguarit ndaj emocioneve. Në disa
raste, ai mund të jetë pjesë e një çrregullimi të ushqyerjes. Zgjimi në mes të natës dhe ndjenja e dëshirës për të ngrënë nuk është një përvojë e pazakontë . Episode të përsëritura të ngrënies së tepërt gjatë natës shpesh shoqërohe me ndjenja faji, turpi dhe neverie .Nëse ndodh shpesh
zgjimi nga uria gjatë natës, është e rëndësishme që fillimisht të bëhet dallimin midis urisë
fiziologjike dhe urisë emocionale. Uria fiziologjike shoqërohet me sinjale trupore si zhurma e
stomakut ose rënia e energjisë. Uria emocionale, është e papritur dhe intensive, shpesh e lidhur
me stres, ankth ose emocione negative.Nëse ju e dashur lexuesja jonë e gjeni veten duke u
zgjuar shpesh për të ngrënë gjatë natës,në këndvështrimin tim do tu sugjeroja si fillim të kuptoni arsyen pas këtij zakoni.

Para se të ndryshoni sjelljen tuaj, është e rëndësishme të kuptoni pse po ndodh.Nëse është uri fizike, ndoshta nuk po konsumoni mjaftueshëm kalori gjatë ditës. Nëse është uri emocionale, mund të jetë një mënyrë për të përballuar stresin ose ankthin.Nëse e shihni se oreksi juaj rritet gjatë natës, provoni të rrisni konsumimin e proteinave dhe fibrave në darkë, pasi këto ndihmojnë në mbajtjen e urisë nën kontroll. Menaxhoni stresin dhe ankthin lexuesja jonë. Në shumë raste, zgjimi për të ngrënë natën nuk ka të bëjë me urinë, por me nevojën për rehati emocionale. Kur jemi të stresuar, trupi prodhon më shumë kortizol një hormon që rrit dëshirën për ushqime me sheqer dhe yndyrë. Vendosia e një rutinë të mirë gjumi do t’ju ndihmojë.

Nëse ora biologjike e trupit është e çrregulluar, mund të ndikojë në mënyrën si ndjeni
urinë. Një orar i qëndrueshëm i gjumit ndihmon në rregullimin e hormoneve që kontrollojnë
oreksin. Flini dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë, edhe gjatë fundjavës. Shmangni pajisjet
elektronike para gjumit. Mbani dhomën tuaj të ftohtë, të errët dhe të qetë për të përmirësuar
cilësinë e gjumit . Pini më shumë ujë. Ndonjëherë, ndjenja e urisë gjatë natës mund të jetë thjesht etje. Mbani në shtëpi vetëm ushqime të shëndetshme dhe i mbani ushqimet jashtë dhomës së gjumit. Çrregullimi i ngrënies së tepërt mund të ketë ndikime serioze në shëndetin tuaj fizik, emocional dhe social ndaj lexuesja jonë konsultohuni me një specialist nëse është e
nevojshme.Konsultoheni me një mjek, psikolog ose nutricionist. Specialisti mund t’ju ndihmojë
të identifikoni dhe të trajtoni problemin në mënyrë më efektive dhe më të drejtën për ju. Uroj
shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë në problemin tuaj. Gjithë të mirat./dritare.net