Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Vajza 13-vjeçe refuzon të hajë ushqim! Më thuaj çfarë të bëj! 

Vajza 13-vjeçe refuzon të hajë ushqim! Më thuaj


Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që po ju shkruaj jam nëna e një vajze 13 vjeçe. U bënë disa muaj që vajza ime refuzon të haj ushqim bollshëm. Më thotë se do të mbytet nëse ha dhe mezi kapërcehet, vazhdimisht refuzon ngrënien. Të lutem më thuaj diçka pasi po mundohem shumë me vajzën këto kohë. Ju falënderoj.


Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi!

Përshëndetje lexuesja jonë!

Ky lloj qëndrimi shpesh shpreh mosbesimi dhe dyshimi ndaj mjedisit. Prandaj, është e vështirë për t'u menaxhuar
Lidhja e gëlltitjes me rrezikun e mbytjes mund të shkoj deri sa të besohet se edhe gëlltitja e një kafshe të vogël mund të ketë pasoja fatale. Aspekti emocional paraqet përvoja të pasigurisë së thellë dhe mosbesimit te vetja, të cilat shoqërohen me gjendje të mungesës së sigurisë, të cilat e bëjnë fëmijën tuaj të besojë se nuk mund të hajë. Kjo lloj gjendje e dashur lexuesja jonë shfaq frikën te fëmija juaj se mos pushtohet nga elementë të jashtëm nga të cilët ai e di se nuk mund të mbrohet.
Në përgjithësi, kjo gjendje shfaq qëndrime të thellë mosbesimi dhe dyshimi ndaj mjedisit. Fobia e gëlltitjes mund të jetë metafora e kundërshtimit ndaj një gjendjeje.
Përballë nevojës për t'u mbrojtur nga ky rrezik fëmija juaj mendon se duke vepruar kështu synon të menaxhojë një ankth të pakontrollueshëm. Në këndvështrimin tim frika e gëlltitjes ngjall frikën e së resë dhe e ndryshmeve. Duke qenë një çrregullim fobik, kërkon pak kujdes nga ana juaj si prind qoftë në komunikim qoftë edhe në orientim ndaj tij. Një terapi apo këshillimi me një dietolog duke pasur parasysh nevojën për të trajtuar mosfunksionimin e marrëdhënies psikosoma dhe për të rivendosur ushqimin e duhur të dëmtuar ndoshta nga përsëritja e sjelljeve selektive mund të jetë një ndihmë e vlefshme. Uroj shumë që kjo situatë e fëmijës tuaj të kaloj shpejt. Gjithë të mirat!/dritare.net