
Stresi më jep dhimbje të forta barku, çfarë të bëj?
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë, e cila kur jam shumë e ngarkuar emocionalisht e stresuar, kam dhimbje barku. Kam bërë edhe disa analiza e kontrolle, por nuk kam problem organike më thonë e ke nga stresi. Dua të lutem një opinion nga ju. Ju falenderoj e suksese!
Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi
Përshëndetje lexuesja jonë.
Shumë njerëz mund të përjetojnë dhimbje stomaku kur janë tepër të stresuar. Në fakt, stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë dhimbjet e barkut. Zorrët tona kanë numrin më të madh të qelizave nervore dhe reagojnë ndaj stresit në të njëjtën mënyrë si truri ynë.
Kur truri ynë përjeton një gjendje stresi, ai e komunikon atë me sistemin tretës, i cili përgjigjet me simptoma si ngërçe, fryrje ose dhimbje stomaku. Nëse stresi është konstant, ai mund të ndikojë në zorrë, duke rritur ndjeshmërinë dhe duke çuar në dhimbje kronike ose të përkeqësuara.
E dashur lexuesja jonë, stresi rrit nivelet e hormoneve të ndryshme, të cilat mund të ndryshojnë funksionin e tretjes. Stresi është gjithashtu një shkaktar kryesor i zhvillimit të sindromës së zorrës së irrituar. Kur një person vuan nga sindroma e zorrës së irrituar, kjo do të thotë se rritja e aciditetit shkakton dhimbje barku.
Për të përballuar dhimbjet e stomakut të shkaktuara nga stresi në këndvështrimin tim unë do të sugjeroja se meditim dhe teknika të frymëmarrjes mund të ndihmojnë në reduktimin e ndjenjave të stresit duke përmirësuar rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.
Lexuesja jonë në këndvështrimin tim do të sugjeroja që të praktikonit ushtrime që jo vetëm që kanë një ndikim pozitiv në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme por, praktikimi i tyre çdo ditë do t'u lejojë të lehtësoni stresin dhe t'ju mbrojë nga çrregullimet e lidhura me stresin. Dieta e ekuilibruar mund të ndikojë në atë që hamë, ushqimi duhet të jetë një nga gjërat e para që duhet marrë parasysh. Ashtu sikurse ju shpreha, dhimbja e stomakut dhe stresi mund të jenë të lidhura ngushtë. Për këtë arsye, nëse ndjeni se vuani nga dhimbje të pashpjegueshme në nivel organik, ka mundësi që të kaloni një periudhë stresi të tepruar. Prandaj është e rëndësishme të filloni të ndërmerrni hapa për ta reduktuar atë, në mënyrë që të mund të keni një funksion të mirë gastrointestinal.
Uroj që këndvështrimi im t'ju ndihmojë. Gjithë të mirat./dritare.net

















