
Si t'i përballoj debatet? Ja këshilla e psikologes!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila kam shumë vështirësi me veten time pasi gjithmonë që kam konflikte sado të vogla më japin një gjendje ankthi. Si mund t’i përballoj më mirë?!
Psikologia Enertila Bekteshi përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje. Problemi është se shumica prej nesh nuk janë mësuar në zgjidhjen e konflikteve dhe kështu lejojnë që këto situata të bëhen momente ankthi. Të mësosh të komunikosh në mënyrë efektive dhe të dish të shprehësh pikëpamjet e tua pa krijuar një mjedis të keq nuk është gjithmonë e lehtë.
Zgjidhja e konfliktit është e rëndësishme sepse jo vetëm për të mos dëmtuar dikë, por edhe për të mos shkaktuar dhimbje të panevojshme për veten. Rregullimi i konflikteve në mënyrë sa më të qet e dashur lexuesja jonë kërkon besim. Në këndvështrimin tim që konfliktet të mos çojnë në një situatë negative për dy pjesëmarrësit është t'i besoni tjetrit.
Besim do të thotë që të dyja palët e dinë se mund të shprehen lirisht pa e përdorur tjetrin. Besimi është themeli i marrëdhënieve dhe është shumë më e lehtë të shkatërrosh sesa të krijosh. Një nga mënyrat e mira për të zgjidhur konfliktet është të mësoni të dëgjoni argumentet e tjetrit pa u kërcyer emocionalisht e dashur lexuesja jonë.
Në këndvështrimin tim do tu thosha të negocioni duke bërë përpjekjen për të krijuar një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit. E dashur lexuesja jonë nëse nuk arrini vet të keni një mundësi për ta bërë këtë gjë kërkoni një ndërmjetsues. Ky është një proces i vlefshëm me anë të të cilit një palë e tretë lehtëson komunikimin konstruktiv midis dy palëve.
Qëllimi është të arrihet një marrëveshje e ndërsjellë midis dy vizioneve, pa pasur nevojë t'ia atribuojë këtë përgjegjësi ndërmjetësit. Megjithatë, kjo lloj mënyre e zgjidhjes së konflikteve nuk është një strategji që mund të përdoret gjatë gjithë kohës. Qëllimi është që të përmirësohet komunikimi. Kur konflikti nuk zgjidhet në mënyrë të përshtatshme, mund të vazhdojë dhe të ketë pasoja të rënda në marrëdhënie ndaj do tu sugjeroja gjithashtu një konsulencë me psikologun. Gjatë seancave, qëllimi është që secila palë të mësojë aftësitë për zgjidhjen e konflikteve. Gjithashtu të eksplorojë ndjenjat e secilës palë dhe të zbulojë mënyra të reja që janë të dobishëm për të dy.
Qëllimi është dhe të identifikohen modele të reja të sjelljes me të cilat shmangen reagimet negative dhe mund të arrihet në një pikë të përbashkët gjatë diskutimeve. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak. Gjithë të mirat!

















