
Si ta mësoj vajzën 6-vjeçare të flejë në dhomën e saj!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila!
Unë që ju shkruaj jam një nënë që provoj vazhdimisht ta mësojë vajzën 6-vjecare të flejë në dhomën e saj, deri më sot ajo fle bashke ne në krevatin tonë. Nuk po di s ta realizoj kam provuar disa herë? Suksese dhe faleminderit!
Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi!
Përshëndetje lexuesja jonë!
Vendosja e një fëmije për të fjetur në dhomën e gjumit të tij nuk është aspak e lehtë. Kjo situatë, për prindërit mund të kthehet në një sfidë të vërtetë. Nëse fëmija juaj është mësuar të flejë në një krevat dopio, do të jetë edhe më e vështirë!
Fjetja me prindërit, është ëndrra e çdo fëmije. Në këtë mënyrë, fëmija ka mundësinë të qëndrojë pranë prindërve të tij, duke eliminuar kështu ankthin e ndarjes në momentin më delikatë, atë të rënies në gjumë. Fëmija në krevat dopio ndihet i mbrojtur dhe i sigurt. Gjumi me fëmijët tuaj ju pengon të mbani intimitetin me partnerin tuaj. Përgatitni fëmijën dhe veten tuaj për ndryshim me një qëndrim pozitiv, duke qenë të vetëdijshëm se ky ndryshim do të jetë i dobishëm për të gjithë familjen.
Bëhuni të vetëdijshëm për rëndësinë e ritualeve në gjumë dhe si ta mësoni fëmijën tuaj të qetësohet kur ndjehet i shqetësuar ose i mërzitur. Në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë për të menaxhuar dhe ankthin e ndarjes që shpesh bëjnë që prindërit të heqin dorë dhe t'i bëjnë fëmijët të flenë me ta. Gjithmonë përpiquni të mbani një dialog të mirë me të voglin. Në këndvështrimin tim do të ishte mirë që të provonit me një banjë të ngrohtë fëmijës në mënyrë që të ndihet i relaxuar. Lexoni një libër të mirë dhe nëse përdorni një ritëm leximi të ngjashëm me një përgjumje, do të jeni në gjendje që në një kohë të shkurtër, ta bëni atë të flejë në gjumë. Ju mund t'i jepni atij një lodër , ose ta ndihmoni atë të mendojë për diçka qesharake dhe të këndshme. Dua t’ju them lexuesja jonë se nuk ka zgjidhje që janë të mira për të gjithë, çdo familje është histori në vetvete dhe, brenda familjes, çdo fëmijë është një histori në vetvete. Ju uroj gjithë të mirat dhe prindërim sa me te lehtë./dritare.net

















