
Si ta marrësh jetën lehtë! Flet piskologia!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila!
Unë që ju shkruaj jam një zonjë. Nevojë të di nga ju si mund të jem dhe si mund të mendoj më shumë pozitivisht. E dëgjoj shpesh kur thuhet mendo pozitivisht, por nuk më duket e lehtë për t’u realizuar, pasi mendimet më mundojnë shumë. Ju lutem më jepni një këshillë!
Psikologia Enertila Bekteshi, përgjigjet
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Të qenit pozitiv ndihmon jo vetëm të jetojmë më mirë, por edhe të kemi më shumë mundësi për të arritur qëllimet tona. Kalimi nga një mendim negativ në një mendim pozitiv mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh. Të menduarit pozitiv nënkupton që njerëzit janë në gjendje t'u qasen sfidave të jetës së tyre të përditshme nga një qëndrim apo këndvështrim më optimist. Të jesh më pozitiv nuk do të thotë ta shohësh botën si diçka që nuk është reale, por përkundrazi të përpiqesh të bësh më të mirën përballë problemeve që mund të lindin. Të menduarit pozitiv është i dobishëm vetëm nëse kemi një qëndrim realist ndaj jetës. Të besosh se çdo gjë negative mund të zhduket duke menduar pozitivisht është një besim që mund të ndikojë më shumë në shëndetin tonë mendor. Njerëzit që janë më pozitivë kur gjërat shkojnë keq përjetojnë më pak stres. Të qenit më pozitiv në jetë ndihmon në një humor më të mirë. Në fakt, nëse përpiqemi të jemi më mirënjohës, kjo do të na lejojë të përqendrohemi në gjithçka që kemi në vend të defekteve tona.
E dashur lexuesja jonë ka shumë njerëz që priren të kenë më shumë gjasa të kenë më shumë mendime negative. Megjithatë, në këndvështrimin tim se si ju mund të mendoni më tepër pozitivisht do tu thosha të vëzhgoni dhe arsyetoni me mendimet tuaja. Ne priremi t'i lëmë mendimet të ikin, çfarëdo qofshin ato. Në vend që t'i lëshoni mendimet negative, mund t'ju ndihmojë të provoni të arsyetoni me to. Duke u fokusuar në ndryshimin e këtyre ideve, kjo do t’ju bëjë të jeni më pozitivë. Të qenit të vetëdijshëm për atë që keni ju lejon të reduktoni negativitetin.
Ndjenja e mirënjohjes në jetën tuaj eliminon frikën dhe stresin. E dashur lexuesja jonë shmangni njerëzit negativ. Njerëzit negativ kanë karakteristikën e infektimit të të gjithëve rreth tyre. Është thelbësore të shmangim sa më shumë që të jetë e mundur këta lloj njerëzish, edhe pse shpesh janë njerëz shumë të rëndësishëm për ne. Për t'u distancuar duhet të jeni të vendosur dhe të guximshëm. E dashur lexuesja jonë përqendrohuni në kujdesin për veten tuaj dhe përdorni vizualizimin pozitiv. Ata që janë në gjendje të vizualizojnë të ardhmen e tyre janë në gjendje të realizojnë ëndrrat e tyre dhe ta shohin jetën më pozitivisht . Përqendrohuni, mbyllni sytë, mbani mend një ngjarje pozitive të së kaluarës dhe përpiquni të mbani mend emocionet që keni ndjerë. Mundohuni t'i mbani këto ndjenja dhe përballeni ditën me energjinë pozitive që vjen nga këto emocione.
Lexuesja jonë, ka mënyra për të qenë më pozitivë dhe për të përmirësuar mirëqenien tonë. Pra, nëse punoni për të, mund të jeni në gjendje të keni më shumë mendim pozitiv. Shpresoj shumë që këndvështrimi im të mund t’ju ndihmojë. Gjithë të mirat!/dritare.net

















