Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Puna ime po më duket raskapitse, çfarë duhet të bëj!

Puna ime po më duket raskapitse, çfarë duhet të bëj!

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që po ju shkruaj jam një vajzë e cila punoj si menaxhere në një kompani prej shumë vitesh. Kam disa muaj që ndihem e lodhur nga puna ime aq sapo më duket raskapitëse dhe se po më ha shumë kohë nga jeta ime. Nuk po di si ta kuptoj këtë situate as vet.Dua të di një opinion nga ju të lutem. Ju falenderoj.

Përshëndetje lexuesja jonë,

Shumica e njerëzve e kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke punuar. Prandaj, nëse nuk ju pëlqen më aq shumë sa në fillim puna juaj, mund të përfundoni duke paguar një çmim të lartë në jetën tuaj, i cili manifestohet përmes disa simptomave si probleme me përqendrimin, ndjenja e pavlefshmërisë,humbje interesi ose kënaqësie që kanë ndikim në nivelin mendor dhe emocional tuajin.

Prandaj mendoj se njohja e gjendjes tuaj mund t'ju ndihmojë të kuptoni më mirë nëse stresi që po përjetoni po ndikon negativisht tek ju. Jam duke ju thënë se është mirë që të mendoni rreth presioneve të paarsyeshme kohore gjatë punës tuaj, mungesës së komunikimit dhe mbështetjes nga shefi juaj, mungesa së qartësisë gjatë punës tuaj, ngarkesës të pamenaxhueshme të punës,apo trajtimi të padrejtë ndaj jush.Edhe pse kjo gjendje mund tu duket rraskapitëse në opinionin tim unë mendoj që të zhvilloni disa strategji të vetkujdesit pëe menaxhimin e stresit të krijuar, të tilla si ngrënia e një diete të shëndetshme, ushtrimet fizike të shumta dhe gjumi i mirë, mund të ndihmojnë në reduktimin e disa efekteve të një pune me stres të lartë. Eshtë e mirë që të shkëputeni dhe bëni një pushim kjo mund të jenë gjithashtu shumë e rëndesishme për t'ju ndihmuar të përballeni gjendjen tuaj.Nëse situate juaj vazhdon gjatë dhe keni vështirësi për rrugëdalje duhet të beni një konsultë me një specialist të shëndetit mendor, i cili do tu ndihmojë më tepër për të zbuluar strategji që tu nevojiten për t’u ndjerë më mirë.uroj shumë që opinion im tu ndihmojë.Gjithë të mirat./dritare.net