
E reja i shkruan psikologes: Më kanë tradhtuar. Dua të kuptoj arsyen!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila!
Jam një vajzë e cila në marrëdhëniet që kam pasur më ka qëlluar që të jem e tradhtuar. Dua të di nga ju, përse tradhtojmë? Ju falënderoj e suksese.
Përshëndetje lexues të Dritare.net!
E dashur lexuesja jonë,
Tradhtia shënon në mënyrë të pashmangshme dëshirën për një lidhje emocionale, për liri, për autonomi, për pasion seksual, për të përjetuar emocione të forta apo edhe për të kërkuar pjesë të harruara të vetes në përpjekje për t'u ndjerë i gjallë. Nevoja për vitalitet mund të funksionojë si një antidot kundër ankthit. Dëshira për t'u ndjerë i veçantë, i konsideruar, për t'u ndjerë i rëndësishëm, kjo është ajo që i shtyn njerëzit të tradhtojnë. Në fakt, mendja e njeriut përpiqet të zgjidhë paplotësinë, paqartësinë dhe për këtë arsye shkon në kërkim të asaj që nuk mund të ketë.
Tradhtia vepron si një shtysë për të hapur mundësi të reja. E them këtë për ata njerëz që janë në gjendje ta kthejnë atë në një përvojë rritjeje, të zbulojnë se mund të shfrytëzojnë mundësinë për të hyrë në biseda të sinqerta dhe të thella, duke hapur nivele të reja intimiteti. Njerëzit që tradhtojnë ka mundësi që të jenë edhe njerëzit që kanë qenë besnikë për një kohë të gjatë, dhe se janë në konflikt me sjelljen e tyre që kurrë nuk do të kishin besuar. Megjithatë, në një moment të caktuar kalohet një vijë që besonin se nuk do ta kalonin kurrë, shpesh duke rrezikuar të humbin gjithçka.
Në fakt, mendja e njeriut përpiqet të zgjidhë paplotësinë, paqartësinë dhe për këtë arsye shkon gjithmonë në kërkim. Dhe së fundmi dua të të them se, tradhtia vepron si një shtysë për të hapur mundësi të reja. Dua shumë që këndvështrimi im të jetë i vlefshëm për ju. Gjithë të mirat./dritare.net

















