
Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë e cila kam problem me vetëvlerësimin. Mendoj se partneri im nuk më vlerëson dhe kjo më vret shumë. Të lutem kam nevojë për këshillat tuaja!
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Të jesh në një lidhje do të thotë të ndash momentet e mira dhe jo shumë të mira me dikë që na do, na respekton dhe na ndihmon të rritemi. Kështu duhet të jetë me të gjitha çiftet, por fatkeqësisht nuk është gjithmonë aq e dukshme. Ndonjëherë njëra palë bën gjithçka që mundet për të ushqyer marrëdhënien, por vlera dhe përkushtimi i tyre nuk njihen. Ndjenja e zhvlerësimit nga personi që duam mund të ketë shumë pasoja negative në vetëvlerësimin tonë. Shumë herë, është e vështirë të kuptojmë se tjetri nuk është aq i përfshirë në marrëdhënie sa do të donim dhe ne preferojmë të gjejmë justifikime për të justifikuar mungesën e interesit dhe dashurisë së tij. Megjithatë, kjo nuk është padyshim alternativa më e mirë sepse na pengon të përjetojmë dashuri të plotë, të ekuilibruar dhe të lumtur.
Nëse një person nuk ju vlerëson sa duhet sigurish nuk ju jep rëndësinë që meritoni, nuk respekton mendimin, shijet tuaja. Ai njeri nuk është kurrë aty kur keni nevojë për ndihmë nuk i përgjigjet reagimeve tuaja të dashurisë dhe ai nuk është i lumtur dhe as ju. E dashur lexuesja jonë nuk është e lehtë për t'u kuptuar, nëse partneri juaj nuk ju vlerëson. Dua t’ju them gjithashtu se ne nuk mund t'i detyrojmë njerëzit të sillen në një mënyrë dhe jo në një tjetër, nuk mund t'i detyrojmë ata të ndiejnë atë që nuk ndiejnë, nuk mund të imponojmë ndjenjat tona dhe të kërkojmë të njëjtën dashuri në këmbim, por ne mund të vendosim se cili do të jetë reagimi ynë.
Në këndvështrimin tim si fillim do të shprehesha se në një situatë të tillë ne mund të të ndahemi ose mund të vazhdojmë lidhjen. Mund të flasim ose të heshtim. Megjithatë, lejimi i sjelljeve të ngjashme, vazhdimi i të qenit me dikë që nuk na vlerëson sa duhet, padyshim që mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin tonë dhe ta bëjë atë të lëkundet, duke bërë që siguria dhe mirëqenia jonë të lëkundet. Nëse ai nuk ju vlerëson aq sa duhet, para së gjithash duhet të mësoni të vlerësoni veten, ta doni veten. Mundohuni të lini mënjanë nevojën tuaj për pranim dhe nevojën tuaj për t'u ndjerë të dashuruar. E dashur lexuesja jonë ndihuni e qetë, kujdeseni për detajet e vogla . Nëse mendoni se partneri juaj nuk ju vlerëson, përpiquni të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të rifitojeni personin. Jo gjithçka është e humbur. Kërkoni një aktivitet që mund t'ju nxjerrë nga rutina, puthni sërish me pasion , përpiquni të eksperimentoni më shumë në shtrat. Të gjitha këto ndryshime të thjeshta mund t'ju ndihmojnë të riktheni shkëndijën tuaj. Ju gjithashtu duhet të përpiqeni të flisni me partnerin tuaj me vendosmëri dhe për ankthet tuaja. Flisni për atë që ndjeni dhe çfarë prisni nga marrëdhënia. Flisni qartë për atë që dëshironi. Mundohuni të shpjegoni se nuk ndiheni të vlerësuar, se nuk ndiheni më të dashuruar sa duhet dhe se keni nevojë për pak më shumë dashuri, mbështetje, bashkëpunim dhe vëmendje.
E dashur lexuesja jonë dëgjoni në mënyrë të kujdesshme përgjigjet e tij. Ai mundet tu thotë se keni të drejtë dhe se nuk e kuptoi që kishte lënë mënjanë kujdesin për marrëdhënien. Ose ai mund të mos e kuptojë atë që po thoni ju. Nëse kjo situatë vazhdon dhe ju nuk dini si të komunikoni me partnerin tuaj, ose nëse mendoni se keni nevojë për ndihmë kontaktoni me një profesionist që të mund tu ndihmojë në situate konkrete të ditës tuaj me partnerin. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak. Gjithë të mirat!/dritare.net

















