Nervozohem shpejt në situata të ndryshme. Çfarë të bëj?
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila,
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 23 vjeç dhe më ndodh që të nervozohem shpesh dhe shumë shpejt në situata të ndryshme. Dua të di nga ju si mund ta kuptoj këtë situatë në mënyrë që të jem më e kujdesshme ndaj kësaj gjendjeje që përjetoj. Ju falenderoj dhe suksese!
Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi!
Përshëndetje Lexuesja jonë
Nervozizmi përfshin një ndjenjë të përkohshme shqetësimi, ankthi, frike. Në shumicën e rasteve, kjo gjendje nervore ndodh për shkak të një situate specifike që mund të jetë me rëndësi të madhe për ne. Kur një person është nervoz, ai përjeton ndjenjat e shqetësimit, rritjet e rrahjeve të zemrës, frymemarrje më të shpejt, ndjenjën e fluturave në stomak.
Ndonjëherë nervozizmi, kur shfaqet shumë shpesh, mund të jetë për shkak të një çrregullimi ankthi. E dashur lexuesja jonë shumë njerëz janë në gjendje të rikuperojnë qetësinë e tyre, por pas kryerjes së aktit që e ka shkaktuar atë. Në shumicën e rasteve, nervozizmi është një reagim i natyrshëm ndaj perceptimit se diçka mund të jetë e rrezikshme, është mënyra e trupit tonë për të na thënë të jemi vigjilentë.
Ndërsa nervozizmi i situatës është krejtësisht normal, ai shpesh mund të ndihet i pakëndshëm dhe të na pengojë t'i bëjmë gjërat ashtu siç duam. Prandaj, kur përballemi me një krizë nervore, unë sugjeroj ushtrime relaksuese si frymëmarrja diafragmatike, e cila përfshin kryerjen e kësaj lëvizjeje në një mënyrë më të thellë, vizualizimi në të cilin imagjinojmë një skenar paqësor për veten tonë ose meditimi që mund të ndihmojë të qetësojë nervat.
Ndonjëherë emocionet tona mund të jenë të vështira për t'u menaxhuar sepse ne nuk kemi një mënyrë jetese të ekuilibruar. Ndaj, ngrënia e ushqimeve me vlera ushqimore, të qenit më aktiv fizikisht dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojë në reduktimin e stresit të përgjithshëm dhe në këtë mënyrë menaxhimin më të mirë të nervozizmit .
Të qenit i vetëdijshëm për atë që shkakton nervozizem tek ju mund t'ju ndihmojë të shmangni ose të keni më shumë kontroll mbi emocionet që mund të gjenerohen duke qenë në një situatë të caktuar. Nëse e dini se ka diçka që mund t'ju bëjë nervoz, ju rekomandoj të përgatiteni paraprakisht për një ngjarje që mund t'ju vërë në këtë gjendje. Përpiquni të përgatiteni për ngjarjen, përpiquni t'i jepni vetes energji, duke thënë gjëra pozitive apo edhe duke bërë vetë-pohime. Çdo gjë që frymëzon besim mund t'ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt dhe të ulni nervozizmin. Nëse nervat tuaja gjithmonë ju mashtrojnë dhe ju pengojnë të argëtoheni ose të përballeni me situata të caktuara, është e rëndësishme që ju të konsultoheni me një specialist psikolog ose psikiatër.
Të gjithë mund të ndihen nervoz ndonjëherë. Nervozizmi është normal kur përballemi me diçka vërtet të rëndësishme për ne. Asnjëherë mos lejoni që nervat të kontrollojnë jetën tuaj e dashur lexuesja jonë. Uroj shumë që kjo situatë t’ju kalojë shpejt. Gjithë të mirat!/dritare.net