
Ndiej mbingarkesë prej disa javësh, çfarë të bëj?
Dritare.net

Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që po ju shkruaj jam një zonjë 35-vjeç që ju ndjek vazhdimisht. Ka disa javë që ndiej një mbingarkesë të cilën nuk e kam pasur më parë. Kam frikë se mos ndoshta kjo situatë më vështirësohet. Ç’mendim keni ju lutem, çfarë të bëj?
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Në shoqërinë moderne, ndjenja e të qenit i mbingarkuar duket se është gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme. Sfidat personale, profesionale dhe sociale mund të çojë në ndjenja frustrimi dhe ne si qenie njerëzore përballemi me tensione. Kjo gjendje shkaktohet nga një sërë burimesh, si presionet në vendin e punës, vështirësitë financiare, konfliktet ,por mund të vijë edhe nga nevoja e vazhdueshme për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve. Ky presion i vazhdueshëm mund të çojë në një gjendje mbisforcimi, ku mendja dhe trupi duken të paaftë për të gjetur ekuilibrin dhe qetësinë e duhur. E dashur lexuesja jonë ne ndihemi të mbingarkuar pasi stresi mund të lindë nga shumë burime.
Perceptimi i të qenit i mbingarkuar mund të përforcohet nga pritshmëritë jorealiste ose nga një ndjenjë e vazhdueshme e nevojës për të provuar se i përmbushni pritshmëritë e të tjerëve. Një barrë e tepruar e përgjegjësisë dhe mungesa e balancës punë-jetë janë faktorë të mëtejshëm që mund të kontribuojnë në këtë ndjenjë shtypjeje. Kur ndihemi të mbingarkuar nga stresi, trupi dhe mendjet tona reagojnë përmes një sërë përgjigjesh fizike dhe psikologjike, niveli emocional mund të ndihet i shqetësuar, nervoz, ose i shkëputur nga emocionet tona. Kjo gjendje e zgjatur e stresit mund të ndikojë gjithashtu në performancën tonë të punës dhe marrëdhëniet personale. Në këndvështrimin tim për të mos u ndier e mbingarkuar duhet ndërgjegjësimi emocional. Marrja e kohës për të reflektuar mbi ndjenjat tuaja, pranimi i tyre pa gjykim dhe mësimi për t'i pranuar ato mund të ndihmojë në uljen e intensitetit të emocioneve negative.
Menaxhimi i kohës mund t'ju ndihmojnë të shmangni situatat stresuese dhe të ndiheni të mbingarkuar. Krijimi i një liste detyrash dhe vendosja e prioriteteve mund të zvogëlojë ndjenjat e shtypjes dhe të sigurojë një ndjenjë më të madhe kontrolli. Lexuesja jonë mësoni të vendosni kufij dhe të refuzoni disa kërkesa, kur është e nevojshme, është thelbësore për të shmangur mbingarkimin e tepërt. Njohja e kufizimeve tuaja dhe dëgjimi i nevojave tuaja është një shenjë kujdesit për veten.Praktikimi i relaksimit nëpërmjet sporteve mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit dhe qetësisë së brendshme. E dashur lexuesja jonë mbështetja sociale, ndarja e ndjenjave dhe shqetësimeve tuaja me miqtë, familjen ose kolegët e besuar mund të jetë e dobishme. Të kesh një rrjet mbështetës mund të japë një ndjenjë lidhjeje dhe mirëkuptimi. Ndjenjat e mbingarkesës janë përvoja të zakonshme njerëzore, dhe mund të menaxhohen në mënyrë efektive përmes strategjive të përshtatshme.
Ndërgjegjësimi emocional, organizimi, praktika e relaksimit, stërvitja dhe mbështetja sociale janë disa nga mjetet që mund të përdorim për të përballuar këto sfida. Mos harroni lexuesja jonë se secili nga ne ka kohën dhe metodat e veta për të përballuar stresin. Uroj shumë që këndvështrimi im të jet I vlefshëm për ju. Ditë të mbarë e gjithë të mirat./dritare.net

















