
Marr vjedhurazi sende. Më vjen zor, por nuk mund të ndalem!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila!
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 19 vjeç. Ndihem pak në siklet për atë që do të ndaj me ju sot. Shpesh më ndodh kur shkoj në ambiente të ndryshme të marr vjedhurazi sende, apo gjëra të ndryshme. Shpesh më vjen zor pasi e bëj këtë gjë,nuk di si ta quaj veten apo si mund të përmirësoj. Ndihem aq keq. Pune të mbarë e ju faleminderit!
Psikologe Enerila Bekteshi, përgjigjet!
Përshëndetje të dashur lexues të Dritare.net!
Në shumicën e rasteve, një njeri që bën një veprim të tillë në mënyrë të pavetëdijshme përfundon duke ndjerë shumë keqardhje ose faj pas një vjedhjeje impulsive. Për këtë arsye ky veprim klasifikohet si një çrregullim të kontrollit të impulsit. Kjo është një gjendje e pakontrollueshme për të vjedhur sende të ndryshme. Në shumicën e rasteve, shpesh vidhen sende që nuk u duhen vërtet ose që mund të përballojnë për të blerë. Këto sjellje janë shpesh spontane dhe realizohen për shkak të stresit.
Njerëzit të cilët kryejnë veprime të tilla njihen si Kliptoman. Edhe pse aktualisht nuk dihet pse shfaqet kleptomania , ka disa prova që tregojnë shkaqet që mund të jetë një simptomë e një çrregullimi mendor si p.sh ankthi depresioni nuk dihet saktë nëse kleptomania është një çrregullim i trashëguar ose nëse historia familjare rrit rrezikun e kleptomanisë. Do të doja të shprehesha se nuk ka asnjë metodë standarde për trajtimin e kleptomanisë. Dua të theksoj se në këto raste problemi kryesor është se personat me kleptomani rrallë shkojnë vetë te specialisti dhe zakonisht, trajtimi më i zakonshëm është psikoterapia. Është e rëndësishme qe t’i drejtoheni një specialist të shëndetit mendor përpara se problemi të përshkallëzohet. Ju falënderoj shumë që ndave me ne problemin tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net

















