Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Lidhja po më bëhet makth. I dashuri nuk më bën të ndjehem njësoj si më parë!

Lidhja po më bëhet makth. I dashuri nuk më bën të

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që po të shkruaj jam një vajzë e cila jam në një lidhje. Kam filluar që në këtë lidhje të mos ndihem ashtu siç dua unë për shumë arsye, madje edhe qaj shpesh. Më duket sikur gjërat nuk janë më si më parë. Më duket sikur po duroj shumë gjëra midis nesh. Si mund të filloj të përmirësoj për t’u ndier mirë ju lutem. Ju falënderoj e suksese!

Psikologia Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexuesja jonë.

Njeriu pranon të jetojë situata të dhimbshme, ndonjëherë edhe abuzimi, për të mos humbur personin. Nëse një marrëdhënie na bën të qajmë shumë dhe nëse tjetri nuk është mbështetës në fakt, shpesh na ngarkon ose mbetet indiferent, atëherë patjetër që ka diçka që nuk shkon. . Unë mendoj se keni ndjenjën se marrëdhënia ishte perfekte më parë dhe se diçka ka ndryshuar me kalimin e kohës. Prandaj, mbeteni në shpresën se e ardhmja do ta bëjë marrëdhënien aq të bukur sa ishte në të kaluarën. Edhe këtu nënvlerësohet fakti që e tashmja është në fakt e pakënaqur dhe se nuk ka siguri për të ardhmen .

Tjetri nuk funksionon domosdoshmërish ashtu siç e imagjinojmë ne veten ose siç do të donim nuk është e thënë që nëse përshtatemi, tregojmë dashuri në të gjitha mënyrat, atëherë tjetri do të mbetet.

Mendoj se është gabim të besosh se përparimi i marrëdhënies mund të varet vetëm nga vetja juaj.

Në këndvështrimin tim unë mendoj se për të dalë nga kjo gjendje ju duhet të mundoheni të kuptoni se cilat gjëra ju japin juve shqetësime më së shumti në situatat që krijohen, këtu mund të kuptoni qartë veten tuaj në gjërat që nuk ju pëlqejnë. Sugjeroj gjithashtu se duhet të thyesh idealizmin që ke për të. Ti mund të shohësh një partner që nuk është. Sugjeroj se ndoshta do të ishte më mirë të ndërtonit një autonomi tuajën dhe pasi të jenë thyer qarqet të marrëdhënies toksike apo situatave që juve nuk ju pëlqejnë, është e nevojshme të fillohet rindërtimi i jetës në një mënyrë emocionalisht autonome dhe të pavarur. Në këtë fazë, marrëdhëniet rilidhen, kënaqësitë dhe situatat e tua rifillojnë dhe punohet për të kanalizuar energjinë drejt përmbushjes personale. Shpresoj shumë që t’u kem ndihmuar sadopak. Ditë të mbarë!/dritare.net