
Letër psikologes/ Vajza ime dy vjeç kafshon. Çfarë problemi ka?
Dritare.net
Përshëndetje, Psiklologe Enertila!
Unë që po ju drejtohem jam nënë e një vajze 2 vjeç e gjysmë. Vajza jonë kafshon. Unë jam e shqetësuar për veprimin e saj ndaj do të doja të dija diçka më tepër rreth veprimit të saj. Pres një përgjigje nga ju. Ju falënderoj.
Përgjigjet psikologia:
Ju falënderoj për pyetjen tuaj ndaj meje!
Gjatë fëmijërisë, fëmijët përdorin mënyra të ndryshme për të shprehur emocionet e tyre , veçanërisht nëse ende nuk mund të flasin mirë: ata qajnë, qeshin, hedhin objekte dhe ndonjëherë kafshojnë . Kjo është një fenomen që kalon, por që shkakton një ankth të prindërit.
Kafshimi është një veprim komunikues që fëmija vendos në vend për të bashkëvepruar me ata rreth tij.
Atëherë kur, gjatë vitit, ndodhin këto episode, prindi zakonisht kalon në krizë, ai beson se nuk është prind i mirë.
Fëmija, deri në të paktën 3 vjeç, lufton për të menaxhuar emocionet e tij. Kjo papjekuri, e lidhur me atë të verbalizmit, e shtyn atë të komunikojë kryesisht nëpërmjet trupit.
Pra, mund të them se kafshimi është një mjet komunikimi.
Jo të gjithë kafshojnë dhe jo të gjithë e bëjnë atë me të njëjtën forcë. Mund të them se fëmija, në fazën e hershme të zbulimit, e përdor gojën për të njohur botën e jashtme. Fëmija kafshon në kopsht, fëmija kafshon nënën dhe këtë ai mund ta bëj për shumë arsye .
Fëmijët mund të kafshojnë pasi kanë probleme me dhëmbët e tyre, mund të jetë një mënyrë e tyre për të eksploruar botën, ata mund të mbrojnë veten e tyre, mund të kërkojnë vëmendje.
Fëmijët nuk dinë të shprehin emocionet dhe zhgënjimet e tyre.
Fëmijët kafshojnë për arsye të ndryshme, asnjë prej të cilave nuk është qëllimisht i keq. Fëmijët që kafshojnë nuk duan të lëndojnë ose të shkaktojnë dhimbje.
Duke u rritur, fëmija humbet natyrshëm këtë modalitet . Biseda me fëmijën tuaj është thelbësore, edhe nëse ai ende nuk flet. Shpjegoni se me gjestin e tij ai lëndoi një person dhe kërkoni arsyet e këtij gjesti. Të zemërohesh me fëmijën, të bërtasësh dhe ta lëshosh është e kotë, fëmija duhet të mësojë të shprehet në një mënyrë tjetër dhe vetëm ti si prindi mund ta ndihmosh në këtë.
Nëse kafshimi i foshnjës tuaj nuk është kafshimi i një bebe e keqe por është një foshnjë që i duhet të mësojë si të menaxhojë veten dhe të jeni pranë tij është mënyra e vetme që ai ka për të mësuar. Është një fazë në zhvillimin e tij dhe është mirë që ajo të pranohet, kuptohet dhe menaxhohet në mënyrën më të mirë. Është e rëndësishme që në këtë fazë të jesh i dashur, por i vendosur për të zbatuar rregullat , të gjithë anëtarët e familjes duhet të kenë të njëjtat mënyra për të bashkëvepruar me fëmijën.
Ju uroj prindërim të mbarë dhe shpresoj shumë t'ju kem lehtësuar sadopak këshillat. Ju falënderoj./Dritare.net
Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike
Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]

















