Letër psikologes/ S’po organizoj dot kohën, mërzitem dhe më kap ankthi, çfarë të bëj
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila! Unë jam një djalë 26 vjeç dhe kam probleme me organizimin e gjërave në përgjithësi. Mërzitem se më duket sikur nuk kam kohë, më duket sikur e harxhoj kohën, më duket sikur zhgënjehem dhe më kapankthi. Dua të qetësohem nga kjo që po më ndodh çfarë mund të më thuash të lutem?
Përgjigjet psikologe, Enertila Bekteshi
Koha është elementi më i çmuar që kemi, ne duhet të përpiqemi të mos e harxhojmë atë.Koha është një burim ikufizuar që përcakton çfarë të bëhet së pari, çfarë pas dheçfarë të lihet mënjanë.Të gjithë kemi të njëjtin numër orësh, por ka disa njerëz që arrijnë të bëjnë shumë gjëra gjatëditës, ndërsa të tjerët arrijnë të përmbushin vetëm një pjesëtë vogël të qëllimeve të tyre.Menaxhimi i duhur i kohës nandihmon të jetojmë më mire.Shumë shpesh menaxhimi ikohës kthehet në një lodhje psikologjike,por duhet të dish të menaxhosh mërzinë, zhgënjimin dhe ankthin që të japindisa aktivitete të rëndësishme. Organizimi i kohës në mënyrë efikase merr parasysh aftësinë për tu bashkuar nëaktivitetet e duhura në kohën më të përshtatshme.Për tëmenaxhuar kohën është thelbësore që të jeni në gjendje tëvendosni qëllime që drejtojnë punen. Menaxhimi i kohëstuaj mund të jetë shumë i vështirë nëse nuk jeni mësuar me të, gjëja e rëndësishme është të filloni dhe të mos humbnimë shumë. Të menaxhosh kohën është një aftësi që duhetkultivuar dhe zhvilluar, nuk ka lindur brenda natës, porpara së gjithash është një mënyrë e të menduarit dhe tëvepruarit .Gjithmonë vlerësoni kohën që përdorni dhehumbni, mësoni të merrni parasysh ngjarjet e papritura dhevlerësoni kohëzgjatjen e aktiviteteve. Filloni tëndryshoni qëndrimin tuaj ndaj kohës , vëzhgoni se kushështë në gjendje ta menaxhojë atë më mirë se ju,mund tëarrijë rezultate më të mira. Bëni më të mirën tuaj dhe jini tëkënaqur me rezultatet që mund të arrini .Uroj që të kemqënë e qartë në këto pak gjëra ,shpresoj shumë tu kemorjentuar sadopak.Gjithë të mirat për ju./dritare.net