Letër psikologes/ Si ta bind fëmijën të ushqehet!
Dritare.net
Përshëndetje Dritare.net, përshëndetje psikologe Enertila.
Uroj të jeni mirë, dua të shpreh se nuk po mund të bind fëmijën tim 4-vjeç për të ngrënë. Po stresohem shumë nga mosushqyerja e djalit. Çfarë të bej?
Faleminderit!
Psikologia Enertila Bekteshi, përgjigjet:
Fëmijët që nuk duan të hanë dhe refuzojnë ushqimin shkaktojnë frikë te prindërit. Ushqimi, është shumë i rëndësishëm për fëmijët pasi ushqimi i mirë do të çonte në rritjen e shëndetshme të fëmijës, duke shmangur problemet në lidhje me rritjen fizike dhe duke çuar në probleme psikologjike, të lidhura me ato fizike: si bulimia, anoreksi, ushqim i dobët .
Fëmijët që në moshë të hershme duhet të ndjehen të mirëpritur të shprehin shijet e tyre ushqimore, pa hasur në këmbëngulje joproduktive te të rriturit, por duke gjetur te nënat dhe baballarët bashkëbisedues të mirë. Fëmija duke mbyllur gojën, po përpiqet të sinjalizojë se arsyeja e vërtetë të refuzimit të tij nuk është uria, por dyshimi për dashuri:
"Çfarë vendi ka në zemrën tënde?".
Përmes "jo" ndaj disa ushqimeve dhe refuzimit të ngrënies, fëmija dëshiron që tjetri ta dëgjojë, ta mirëpresë dhe ta njohë jo vetëm si një objekt për t'u ushqyer. Fëmijët që në moshë të hershme duhet të jenë në gjendje të ndjehen të mirëpritur dhe duhet të jenë në gjendje të shprehin shijet e tyre ushqimore. Nëse ju vendosni një marrëdhënie të qetë fëmija do të drejtohet më lehtë për të krijuar një marrëdhënie paqësore me ushqimin.
Arsyet të tjera pse fëmija juaj refuzon ushqimin gjatë ngrënies mund të jenë:
Të tregojë se ka një farë kontrolli mbi diçka
Ai dëshiron të shohë nëse i ofroni diçka që ai preferon
Duke refuzuar ushqimin, fëmija merr shumë vëmendje
Atij i pëlqen të krijojë konfuzion dhe të sfidojë prindin
Fëmija mund të ketë ndjesi të pakëndshme nga kontakti me ushqimin
Fëmija mund të ketë vështirësi në përtypje dhe gëlltitje.
Për të qenë në gjendje ta bësh fëmijën të hajë thjesht mbushuni me durim dhe shumë imagjinatë dhe përgatitni pjata argëtuese , të cilat tërheqin vëmendjen e fëmijës. Është mirë të shpjegoni se ushqimi është benzina jonë dhe se pa të nuk do të kishim energji për të bërë gjithçka që dëshironim të bënim. Shantazhet për të bindur fëmijën duhet të shmangen , kjo do të shkaktojë konflikt midis jush dhe fëmijës. Fëmija vë re gjithçka që e rrethon dhe mbi të gjitha imiton të rriturin kështu që duhet të jesh në gjendje ta afrosh atë me pjata të caktuara, do të jetë më lehtë nëse sheh që rreth tij, e njëjta pjatë shijohet me një buzëqeshje në buzë , mos insistoni. Prindërimi është vërtet një mision i vështirë ndaj durim, shumë durim.
Prindërim të mbarë .Faleminderit./dritare.net