Letër psikologes/ Po çmendem nga mendimet negative. Çfarë të bëj?
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila , iu drejtohem për një problem me veten time. Jam një djalë 28-vjeç dhe vazhdimisht pushtohem nga mendime negative. Mundohem t'i heq nga mendja por vendosem në vështirësi saqë nuk do ia dal me duket. Çfarë më sugjeroni ju lutem? Faleminderit dhe respekt.
Përgjigjet psikologia, Enertila Bekteshi:
Përshëndetje dhe ju falënderoj që më jeni drejtuar.
Ne zakonisht i jetojmë mendimet negative sikur të ishin diçka të bezdisshme, të jashtme dhe të pakontrollueshme, ndërsa në fund të fundit është e qartë që mendimet janë në mendjen tuaj dhe prandaj janë nën kontrollin tuaj.
Një mendim negativ është vetëm një gjykim negativ për diçka . Dhe prandaj gjeneron gjithmonë emocione negative .
Problemi me mendimet negative, në fakt, është se megjithëse ata janë nën kontrollin tuaj, ju zakonisht i gjeni në mendjen tuaj pa i zgjedhur ato me vetëdije. Mendimet negative lindin për shkak të stimujve që bombardojnë mendjen tonë : televizion, vende, njerëz, fjalime, fjalë, situata, imazhe dhe shumë më tepër.
Mendja juaj është sikur të ishte një antenë e madhe që mbledh sinjale nga jashtë. Çdo gjë rreth nesh bëhet një stimul që na shtyn të mendojmë në një mënyrë të caktuar.
Dhe ne shpesh mendojmë negativisht.
Ne e shohim një situatë dhe e vlerësojmë si pozitive ose negative, në të njëjtën mënyrë vlerësojmë gjërat që thonë të tjerët, fjalët e dëgjuara në një film, skenat që shohim në televizion etj.
Por ka edhe më shumë: mendja jonë është gjithashtu si një aparat fotografik që është i "impresionuar" nga gjithçka që bie në kontakt.
Kjo do të thotë se ajo që ne shohim, dëgjojmë, perceptojmë përmes shqisave tona, lë një shenjë në mendjen tonë.
Dhe sa më i fortë dhe më i përsëritur të jetë një stimul i caktuar, aq më i madh është shenja që lë.
Pra, është normale që nëse vazhdimisht shohim imazhe të dhunshme në televizion, ato do të na bëhen të njohura dhe mendimet tona do të ndikohen lehtësisht nga ky lloj stimulimi.
Mendja jonë është gjithashtu si një sfungjer dhe thith lehtësisht gjithçka që bie në kontakt.
Në fakt, të menduarit negativ nuk mund të shmanget plotësisht por do t'u sugjeroja mendime që të thjeshtoni detyrën e të menduarit pozitiv.
-Vëzhgoni mendimet tuaja: Pranoni mendimet tuaja negative dhe lërini të shkojnë.
- Lëvizni dhe veproni fizikisht në mendimet tuaja: kur e gjeni veten të mbërthyer në një mendim negativ, lëvizni
- Shmangni shkaqet e mendimeve negative: një këngë, një imazh, një libër, ato që shikojmë në televizion, shoqëria e disa njerëzve . Sapo të zbuloni cilat janë stimujt nga të cilët lindin mendimet tuaja negative, shmangni ato. Dhe, sa të jetë e mundur, zëvendësoni ato me të tjerët që zgjojnë ndjesi të këndshme në ju.
- Rrethoni veten me njerëz pozitivë dhe përvoja të këndshme: Nëse jeni të rrethuar nga optimizmi, do të jetë më e lehtë të fshini çdo burim të mendimeve negative.
-Përsëritja e pohimeve pozitive kur mendoni në negativ: mendimi negative është zakonisht një zakon i mësuar. Kështu që në vend që ta lini veten të përshkohet nga të menduarit negativ, mësohuni të mendoni pozitivisht në rrethana të caktuara.
Mendimet negative nuk janë të përjetshme mos e harroni këtë gjë dhe punoni shumë me veten tuaj .Ju uroj suksese .Ditë të mbarë./dritare.net