
Letër psikologes/ Përjetoj ankth për të afërmit që jetojnë në zonat e kuqe të koronavirusit. Çfarë të bëj?
Dritare.net
"Përshendetje, uroj të jeni mirë! Ju shkruaj këtu sepse kam një ankth shumë të madh. Qaj për njerëzit e mi që i kam larg, në vendet që janë shumë të prekura Covid-19. Kjo ndjesi më jep dhe thikë në anën e majtë në kraharor, nga ana e zemrës. Jam 36 vjeç dhe me vete mendoj për çdo të keqe. Me respekt, E.M!"
Përgjigjet psikologia:
Përshendetje, ju falenderoj për letrën!
Uroj dhe unë që të jeni mirë ju dhe të gjithë shqiptarët, kudo janë!
Situata që gjithë bota po kalon nuk është e lehtë ndaj emocionet tona nuk mund të kontrollohen në këto kushte. Sigurisht që duhet të jemi të fortë, por është e qartë që nuk mund të jemi të fort qa sa duhet sot, ndaj këto që ju shprehni janë më se të kuptueshme. Doja shume që t’ju qetësoja sadopak në gjendjen tuaj të ankthit duke ju kujtuar se ankthi shpreh dhe jep demtime të shëndetit fizik. Ndaj mundohu të lutem sa më pak ankth. Në kushtet të cilat ju ndieni se keni ankth :
· Filloni të merrni frymë thellë
· Mendoni për momentet më të bukura për familjarët tuaj të cilët ju keni shumë merak, dhe se ato momente do të rikthehen shumë shpejt.
· Shmangni ju lutem informacionet e shumta në lidhje me situatën, kjo nuk është një gjë e mirë për ju!
· Shkoni herët në shtrat megjithse këto kohë edhe regjimi i gjumit mund edhe t’ju ketë ndryshuar!
· Ulja e kafeinës, sheqerit dhe ushqimeve të përpunuara nga dieta juaj ndihmon në uljen e ankthit.
· Merruni me punë shtëpie dhe mbusheni kohën sipas kushteve tuaja në familje!
Ajo që është me e rëndësishmija dhe që mund t’ju ndihmojë është kontakti juaj me anë të videove me të afërmit tuaj, pasi vetëm duke i parë mund të qetësoheni.
Ju kuptoj shumë mirë, janë momente të vështira, por kjo situate do të kalojë shpejt dhe do të jemi të gjithë si më parë.
Do të jemi pranë njerëzve tanë dhe do të ndihemi sërsh mirë. Askush nuk meriton të ndihet keq.
Nëse ankthi juaj është i padurueshëm ju rekomandoj të drejtoheni te një specialist
Gjithë të mirat!/dritare.net
Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike
Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]

















