Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Letër psikologes/ Nuk arrij dot kënaqësi seksuale me partneren. Çfarë të bëj?

Letër psikologes/ Nuk arrij dot kënaqësi seksuale me partneren.

Përshëndetje e nderuar psikologe!

Do të doja të ndaja me ju një shqetësim shumë intim. Unë shumë herë nuk arrij të kënaqem seksualisht me partneren time. Gjatë aktit seksual pengohem nga mendime nga më të ndryshmet. Kjo po më pengon shumë. Ndihem keq shumë herë dhe kur e mendoj, them se jam i fiksuar. Jam këshilluar edhe me një mjek, i cili më ka shprehur se e kam psikologjike. Çfarë të bëj që të lehtësohen? Faleminderit!

Përgjigjet psikologia:

Përshendetje!

Ju falenderoj për pyetjen tuaj i nderuar lexues!

Mendimet pozitive janë ato që na bëjnë të veprojmë më lehtë në jetë, në përgjithësi, dhe ato gjithashtu i bëjnë gjërat të shkojnë mirë. Këto mund të jenë sekretet e marrëdhënies së mirë seksuale. Seksi nuk është të dish të gjitha pozicionet, të kesh një të veçantë fizike, as të njohësh teknikat në dhomën e gjumit. Ajo që bën ndryshimin është qasja jonë ndaj seksit.

Letër psikologes/ Nuk arrij dot kënaqësi seksuale me partneren.

Të gjitha gjërat që bëjnë veprimtaritë tona seksuale, fillojnë nga mendja jonë. Seksualiteti i referohet të gjithë kompleksitetit të sjelljeve, karakteristikave, emocioneve e mendimeve të përfshira në kërkimin e kënaqësisë seksuale. Seksualiteti i mirë ndihmon për të përmirsuar cilësinë e jetës tonë. Një këshillë e mirë në mënyrë që truri juaj të mos harroj seksin dhe të shtoj pasionin tuaj duhet të qëndroni në kontakt, duke i dërguar mesazhe të forta dhe të guximshme partnerit tuaj kjo mund të jëtë një strategji për më shumë kënaqësi.

Kështu që me siguri do të duhet të eleminoni mendimet negative si:

• Unë nuk jam i mirë në shtrat.

• Nuk më pëlqejnë sepse jam shumë romantik ose joromantik gjatë seksit ...

• Nuk kam fat në marrëdhënie ...

• Nuk jam seksi.

Një hap për të ndërmarrë për të bërë një ndryshim në aspektin e cilësisë në jetën seksuale të një personi, konsiston saktësisht në heqjen qafe të të gjitha atyre paragjykimeve dhe vendeve të zakonshme që mund të na pengojnë në shfaqjen e plotë të potencialit tonë erotik, krijimin e një ndjenje inferioriteti, të papërshtatshmërisë ose e fajit.

Letër psikologes/ Nuk arrij dot kënaqësi seksuale me partneren.

Një përbërës tjetër për zhvillimin e seksualitetit të plotë dhe të pjekur është të kesh guxim, askush nuk duhet të ndalojë së kultivuari dimensionin e tij seksual, privat dhe rreptësisht personal.

Në fantazitë më të vështira ndonjëherë mund të jenë pak të frikshme, duhet të dini që nuk është e nevojshme t'i vini ato në praktikë, në mënyrë që të ushtroni fuqinë e tyre dhe të keni një vlerë erotike: madje edhe vetëm fantazimi është një karburant i mrekullueshëm për të nxitur eksitimin dhe pasuroni botën tuaj të brendshme erotike. Një tjetër mendim që mund të ndihmojë për të bërë një ndryshim në jetën seksuale është thjesht t'i japësh seksit rëndësinë që meriton, respektin më të madh dhe kujdesin maksimal, të kesh vëmendje në detaje, të krijosh një atmosferë, të brendshme dhe të jashtme, në të cilën mund t’i përkushtohesh kënaqësisë së trupit dhe shpirtit. Do t’u sugjeroja gjithashtu të merrni kontakt me një psikolog nëse nuk bëni përmirësime. Gjithë të mirat./Dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]