Letër psikologes: Mërzitem për hiçgjë. Më ndihmo të ndryshoj!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila!
Unë që ju drejtohem jam një vajzë zemërohem shpejt pothuajse gjithmonë. Janë disa emocione të cilat më vijnë e dua të di nga ju si funksionojnë dhe pse zemërohem kollaj. Ju lutem më sugjeroni diçka që të mund ta ndihmoj veten. Faleminderit e punë të mbarë!
Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net!
Emocionet e kanë origjinën nga gjendja shpirtërore dhe prej aty lindin veprimet tona të reagimit. Emocionet, janë pasojë e asaj që ne mendojmë. Çdo emocion shpreh një gjendjeje shpirtërore. Zemërimi është një emocion që ndizet në situata të caktuara dhe që nuk mund ta ndalojmë. Lexuesja jonë, është mire që ne të kuptojmë se zemërimi nuk është diçka që është pjesë e qenies sonë, ai buron në mendje si të gjitha emocionet dhe qëndron aty në një energji që nuk mund të ketë dalje.
Pra, kur zemërimi vjen, ai shpërthen dhe pushton gjithë trupin dhe mendjen tone. Ne këtë situatë ne ndjejmë rrahjen e zemrës, gjuha jonë bëhet e ashpër, e dhunshme, zëri ngrihet dhe ne shpesh bërtasim. Është një gjendje në të cilën zemërohemi nuk mund të ndalet. Lexuesja jonë nëse duam të rindërtojmë një mënyrë të re marrëdhëniesh, është e rëndësishme të bëjmë paqe me pjesët tona të brendshme dhe të mundohemi për t'i parë gjërat në një mënyrë të re.
Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se të punosh mbi emocionet dhe mbi një lloj të caktuar emocioni përfshin punën për të gjithë gjendjen tonë emocionale. Është një vepër e transformimit të madh personal që na çon në zhvillim sociale. Nëse ne punojmë për të njohur veten, kjo është diçka e rëndësishme, sepse përmes njohjes së gjendjeve tona të brendshme ne mund të ndalojmë së shpërthyeri ndaj njëri-tjetrit. Uroj shumë që këndvështrimi im të jetë një opinion i thjeshtë për ju dhe të mund t’ju shërbejë. Gjithë të mirat!/dritare.net