
Letër psikologes/ Jam i varur ndaj lojërave të fatit, dua të ndryshoj. Ju lutem më ndihmoni!
Dritare.net
Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj jam një djalë që ndodhem në Gjermani. Kam pak kohë që jam këtu dhe nuk kam mundësi të këshillohem me specialistë. Shumë përgëzime për mundësi të tilla që krijoni. Të them të drejtën unë kam dëshirë të luaj me lojërat e fatit, e kuptoj edhe vet, po kuptoj gjithashtu se edhe po e teproj ndoshta edhe nga kushtet që ndodhen. Dua shumë të ndryshoj apo përmirësoj, por si ju lutem? Faleminderit!
Psikologia Enertila Bekteshi përgjigjet:
Ju falënderoj lexuesi ynë që jeni drejtuar me këtë shqetësim.
Ka shumë faktorë që e bëjnë lojërat e fatit të kërkuara dhe të njohura, shpresa për një fitim të lehtë, për ndryshimin e jetës së një personi, për shpërblimin shoqëror, por mbi të gjitha emocionet e forta (të lidhura me rrezikun ), të cilat shumë njerëz i perceptojnë si veçanërisht e këndshme dhe stimuluese.
Kumari ka shumë ngjashmëri me efektet e substancave të abuzimit. Duke qenë një stimulues i fortë dhe emocionuese lejon njerëzit të marrin kontrollin e tyre mbi realitetin, me iluzionin e të qenit në gjendje të ndryshojnë jetën e tyre lejon të jenë në gjendje të kontrollojnë rezultatin e episodeve dhe të jenë në gjendje të krijojnë karakterin e tyre fitues. Bën të ndihesh i fortë dhe i gjithëfuqishëm.
Mendoj se ju jeni të pushtuar vazhdimisht nga:
Ndjenja e të pasurit për të vazhduar lojën për të rikuperuar humbjet.
Nevoja për të gënjyer për të vazhduar lojën.
Ulja ose humbja e interesit në lidhje me aktivitete të tjera ose marrëdhëniet shoqërore dhe emocionale.
Vështirësia ose pamundësia e kontrollit të sasisë dhe shpeshtësisë së veprimtarisë së lojës.
Trajtimi i varësisë nga lojërat e fatit nuk është aspak e thjeshtë, megjithatë është e mundur, si dhe është e nevojshme për të garantuar një rimëkëmbje të një cilësie të mirë të jetës.
Ndaj do të doja t'u sugjeroja disa mendime të cilat më duken të përshtatshme për këtë situatë.
Është e nevojshme të pranoni që jeni të prekur.
Duhet të ngrini një seri pengesash mbrojtëse, të cilat qëndrojnë midis kërkesës për të luajtur dhe mundësisë për të luajtur, sepse "impulsi është më i fortë se vullneti "
Duhet të filloni të ndryshoni stilin e jetës (ndryshoni zakonet, mos hyni në vendet ku mund të luani)
Përveç mjeteve të sjelljes (menaxhimi i parave, kohës së lirë, borxheve, etj.), një nga ndërhyrjet në trajtimin e varësisë nga lojërat e fatit është psikoterapia. Qëllimi është të hiqni besimet e rreme dhe mendimet negative që mbështesin varësinë dhe t'i zëvendësojnë ato me më realiste dhe pozitive që ju lejojnë ta luftoni atë.
Ju përgëzoj për ndërgjegjësimin e problemit të vetvetes. Shpresoj shumë t'u kem ardhur në ndihmë sadopak .Gjithë të mirat!/dritare.net

















