Letër psikologes/ I dashuri e tradhtoi ish-in me mua. Kam frikë se historia do të përsëritet!
Dritare.net
E dashur psikologe Enertila
Unë e kam njohur të dashurin tim kur ai ishte i lidhur me dikë tjetër. Ne kalojmë mirë bashkë, por mua më mundon fakti që ai mund të bëj të njëjtën gjë me mua. Çfarë mund të bëj që të risë besimin dhe të shkëputem nga ajo pjesë e historisë ?Ju falënderoj.
Psikologia Enertila Bekteshi përgjigjet!
E dashur lexuesja jonë. Ju falënderoj që më drejtoheni mua nëpërmjet Dritare.Net. Unë mund ta kuptoj shqetësimin tuaj për të ardhmen tuaj së bashku. Ndonjëherë tregohet se njerëzit që tradhtojnë kanë më shumë të ngjarë të mashtrojnë përsëri , më shumë se gjysma e atyre që kanë mashtruar më parë nuk janë përsëritës ama. Ndonjëherë mashtrimi lidhet me problemet në marrëdhënie që kanë të bëjnë me diçka në përbërjen psikologjike të personit. Ju përqendroheni te personi që tradhton , por kjo është një mundësi që ju të mësoni diçka të rëndësishme jo vetëm për të dashurin tuaj, por edhe për veten tuaj. Ju mund të jeni duke menduar, “Prit, unë nuk kam tradhtuar “ Por ju të dy duhet të filloni të flisni për veten tuaj dhe marrëdhëniet tuaja në nivel më të thellë. Në rastin tuaj, ky mund të jetë një ndryshim dhe se çfarë dëshironi të dy në këtë moment të jetës suaj ,a jeni gati të martoheni në një të ardhme të afërt nëse të dy keni vërtet një ndjenjë? Megjithëse këto biseda mund të jenë të vështira, por mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë dëshironi, në mënyrë për të kuptuar se çfarë ndodh me marrëdhënien tuaj, që ajo të mos bëhet një përsëritje e marrëdhënies së tij të mëparshme dhe të krijoj te ju më shumë besim. Hapësirat dhe urat e komunikimit duhet të qëndrinë gjithmonë midis jush, kjo ka shumë rëndësi. Do të isha shumë e gëzuar nëse ju do të arrinit të kuptonit diçka në lidhje me situatën tuaj dhe nëse ju kam sugjeruar diçka të dobishme për ju. Ju uroj shumë fat. Ditë të mbarë!/dritare.net