
Letër psikologes/ Djali im sëmuret shpesh. Kjo situatë po na mërzit!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila!
Në fillim dua t’ju uroj suksese në punën tuaj. Jam një nënë e re dhe fëmija im është 3 vjeç. Është një fëmijë i mbarë por shpesh sëmuret dhe detyrohemi te shkojmë shpesh në spital. Kjo situatë na mërzit jo vetëm ne por shumë edhe djalin. Çfarë më këshilloni?!
Përshëndetje lexues të Dritare.net!
Bota e fëmijës mund të jetë komplekse, por nuk është e pamundur ta bësh më të thjeshtë atë, ndaj për ta kuptuar atë duhet të mendosh dhe të shikosh me sytë e një fëmije. Dëshira e prindërve është që fëmija i tyre të mos vuajë. Megjithatë, në disa raste, fëmijët duhet të shtrohen në spital për shkak të sëmundjes.
Gjëja më kryesore për të përballuar këto situate fëmija është njohja e emocioneve dhe reagimeve që shkaktohen nga shtrimit në spital.
Në rast se fëmija detyrohet të shtrohet në spital, ai do të përjetojë një ndjenjë çorientimi në një botë që nuk ndihet e tija, e perceptuar si një dënim.
Fëmija futet në një realitet të ri jo vetëm nga pikëpamja e sëmundjes, por edhe si një shkëputje nga përditshmëria, fëmija shpesh ndihet pothuajse viktimë e detyrimeve spitalore. Është i nevojshëm një sqarim i mirë. Fëmija duhet të kuptojë pse është shtruar në spital për të reaguar siç duhet. Është e rëndësishme krijimi i një mjedisi të ngrohtë. Fëmija duhet të kujtojë se nuk është vetëm. ai nuk ka nevojë për gjuhë mjekësore , por një gjuhë që është e lehtë për t'u kuptuar. Jam e bindur se ndjenja e mëmësisë do ju jap shumë mënyra të lehta për t’u sjellë me fëmijën tuaj unë shpresoj shumë tu kem që këndvështrimi im tu ndihmojë. Ju uroj prindërim të lehtë. Gjithë të mirat!/dritare.net

















