Jam një vajzë që nuk kam një jetë të qetë me partnerin tim për shkak të përkushtimit të tepërt ndaj punës! Çfarë të bëj!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që ju drejtohem jam një vajzë që nuk po arrij të kem një jetë të qet me partnerin tim si rrjedhoje e punës dhe përkushtimit të tepërt ndaj saj . Çdo ditë e më tepër kjo marrëdhënie po rrezikohet .Më thuaj diçka të lutem se edhe punët edhe partnerin të dy si çift nuk duhet ti humbasim. Ju falenderoj dhe suksese.
Përshëndetje Lexuesja jonë
Në dimensionin çift, stresi që rrjedh nga sfera e punës përkthehet në një periudhë negative të komunikimit , rritje e shprehjes së ankthit, rritje e rrezikut të problemeve psikologjike dhe fizike si çrregullime të gjumit, mosfunksionim seksual dhe çrregullime të humorit. Një nga pasojat e stresit të punës në jetën e çiftit është ulja e afërsisë mes partnerëve. Çiftet e stresuara priren të rrisin konfliktet si kritika, përbuzja, sjelljet mbrojtëse dhe agresioni reciprok, të cilat ndikojnë negativisht në kënaqësi. Lexuesja jonë ngjarjet e përditshme kur përsëriten me kalimin e kohës, mund të jenë gjithashtu një burim stresi . Një nga sfidat për familjet e sotme është harmonizimi i punës dhe jetës familjare. Stresi i punës mund të ndërhyjë në marrëdhëniet në çift duke ulur aftësitë komunikuese të bashkëshortëve gjatë konfliktit apo zgjidhjes së problemeve, duke rritur ndërveprimet konfliktuale, shkëmbimet negative dhe agresionin. Një nga aspektet e marrëdhënieve në momentet e stresit të çiftit është afërsia e partnerëve. Shpesh problemet e afërsisë dhe distancës, e kohës së kaluar së bashku ose vetëm, e përfshirjes në aktivitete individuale ose të përbashkëta, janë të dukshme. E dashur lexuesja jonë sigurisht që gratë dëshirojnë më shumë afërsi në marrëdhëniet e tyre sesa burrat prandaj, në këtë këndvështrim, afërsia ndikon në mirëqenien psikologjike dhe kënaqësinë martesore. Lexuesja jonë vitet e fundit kërkohet që punëtorët të jenë shumë të disponueshëm , gjë që ndikon negativisht në cilësinë e kohës së familjes. Për më tepër, kërkesat gjithnjë e më intensive të punës përfshijnë një sërë faktorësh rreziku psikosocial që ndikojnë në sferën psikologjike të individit, duke përkeqësuar shëndetin dhe sigurinë e tij dhe duke ndikuar negativisht në marrëdhënien e çiftit. Lexuesja jonë , uroj shumë që në vazhdim të gjitha këto që unë ju përmenda të mos kenë shumë ndikim në jetën tuaj dhe marrëdhënien mes jush. Ju uroj gjithë të mirat./dritare.net