Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Jam antisociale. A është ky një problem!

Jam antisociale. A është ky një problem!

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që po ju shkruaj jam një vajzë që kam nevojë për opinionin tuaj. Jam 20 vjeç dhe kuptoj se nuk jam shumë sociale apo e hapur në situata me njerëzit. Në dukje ma vëne edhe shoqet duke më thënë se duhet të jem më e shoqërueshme, mirëpo nuk arri ta kuptoj sesi mund ta bëj? Cili është opinioni juaj të lutem? Ju falënderoj dhe suksese!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Mënyra më e mirë për t'u bërë një person më i shoqërueshëm është të mos keni frikë nga gjykimet e të tjerëve dhe të përpiqeni të bëni hapa të vegjël për t'u ndjerë më rehat duke folur me të tjerët. Një nga çelësat e rëndësishëm do të jetë të përpiqeni të jeni vetvetja përpara të tjerëve. Të jesh më miqësor ose më i shoqërueshëm me të tjerët nuk do të thotë të përpiqemi t'i kënaqim njerëzit rreth nesh me çdo kusht. Në realitet, thjesht do të thotë të respektosh më shumë veten dhe të përpiqesh të relaksohesh në situata sociale. Nëse ndjeni nevojën që të jeni më të shoqërueshëm , unë në opinionin tim do tu sugjeroja që të bëheni një dëgjues i mire.

Të gjithë njerëzve u pëlqen të ndihen të parë dhe të dëgjuar. kjo ndoshta është arsyeja më e mirë për t'u lidhur me të tjerët. Dëgjimi aktiv konsiston në kushtimin e gjithë vëmendjes dhe interesit ndaj asaj që po na thotë bashkëbiseduesi gjithashtu dhënia e komplimenteve të vogla për sa kohë që ato janë të vërteta, mund të përmirësojë ditën e dikujt dhe të hapë derën e bisedës. Do të ishte mirë të takonit njerëz të rinj dhe për të takuar njerëz të rinj duhet të përpiqeni të bëni diçka jashtë rutinës suaj. Është normale që kur ndryshoni atë që jeni mësuar të bëni , por në fakt të dilni nga zona juaj e rehatisë do t'ju ndihmojë të bëheni më miqësorë me të tjerët. Takimet me njerëz të rinj do t'ju japë mundësinë të keni një qëndrim tjetër nga ai që jeni mësuar, ndaj në vend që të përqendroheni në ndjenjat tuaja të shqetësimit, mund të jetë e dobishme të përqendroheni te të tjerët. Kjo do të thotë, kushtojini vëmendje asaj që duan t'ju thonë të tjerët dhe jo aq shumë ndjenjave tuaja. Këto janë disa këndvështrime nga ana ime që shpresoj shumë tu shërbejnë. Ju falënderoj e gjithë të mirat!/dritare.net