
Humba qenin tim, si ta kaloj këtë gjendje!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që po ju shkruaj jam një zonjë dhe kam disa muaj që kam humbur qenin tim. Ishte një qen të cilin kishim disa vite që e kishim por që na u sëmur dhe ngordhi. Unë jam tepër e mërzitur nga vdekja e tij. Si mundem ta kaloj këtë gjendje.
Faleminderit dhe suksese.
Përshëndetje lexuesja jonë!
Humbja e një kafshe shtëpiake mund të thyejë zemrën e një personi.
Ashtu si humbjen e një njeriu të dashur mund të jetë një moment i papërshkrueshëm dhe shumë i dhimbshëm në jetë. Në një farë mënyrë humbja e një shoku me katër këmbë është si të humbasësh një pjesë të vetes.
Vdekja e një kafshe shtëpiake mund të jetë një përvojë emocionalisht shkatërruese që mund të ndikojë negativisht në jetën tonë të shëndetit mendor Prandaj, humbja e një kafshe të dashur mund të jetë po aq e vështirë sa humbja e një personi. Shpesh njerëzve u mohohet mbështetja e mjaftueshme pas vdekjes së një kafshe, gjë që mund të rrisë shqetësimin emocional dhe të çojë në ndjenja izolimi.
Nëse kalojmë mjaftueshëm kohë me një kafshë shtëpiake, krijohet një lidhje shumë e fortë dhe kur kjo humbet është sikur dikush të ka marrë një pjesë të trupit. Humbja e dikujt që dashuron mund të jetë shkatërruese, dhe e njëjta gjë vlen edhe për vdekjen e një qeni. Kujdesi për veten dhe biseda me njerëz me të njëjtin mendim mund t'ju ndihmojnë të kaloni procesin e pikëllimit.
Prandaj, për t'ju ndihmuar të pranoni humbjen e mikut tuaj me katër këmbë , mund të provoni të njëjtat metoda që mund t'ju ndihmojnë me humbjen e një personi.Në këndvështrimin tim do tu orjentoja të përpiquni të hiqni dorë nga ndjenjat.Keni pësuar një humbje dhe është e drejtë që të hiqni dorë nga të gjitha ndjenjat që ju rrethojnë. Nëse të vjen të qash, qani. Eshte e shëndetshme gjithashtu të përpiquni të përfshiheni në aktivitete gjatë procesit të pikëllimit për qenin tuaj.
Nëse është e nevojshme, bëni një pushim nga puna bëjeni, nëse doni mund ti heqin sendet e qenit tuaj nga shtëpia. Dua tu them se nuk ka asnjë mënyrë të drejtë apo të gabuar ky është procesi juaj. Një mënyrë e mirë për të nderuar dashurinë që keni ndjerë për kafshën tuaj është t'a përkujtoni atë. Nëse ju pëlqen të krijoni, provoni të shkruani, të bëni një kolazh fotografish të qenit tuaj. Nëse nuk jeni të prirur , ka shërbime online që krijojnë vepra arti me fotot e kafshës suaj.
Vdekja e një kafshe shtëpiake nuk është e thjeshtë për t'u përballuar, sepse humbja e një burimi dashurie të pakushtëzuar dhe pa gjykim në jetën e një personi është jashtëzakonisht e vështirë. Ndërsa disa njerëz nuk e kuptojnë atë, pronarë kafshësh ju kuptojnë.
Dua tu shpreh se këshillat për të përballuar humbjen e një kafshe shtëpiake shpesh nuk mjaftojnë për t'ju bërë të ndiheni më mire, prandaj nëse dhimbja duket shumë e fortë për t’u duruar dhe nëse rezulton me crregullime të humorit, depresionit ankthit dhe crregullime të tjera mendore mund të konsuktoheni me një profesionist të shëndetit mendor.Shpresoj shumë që të ndiheni sa më mirë shumë shpejt. Ju uroj gjithë të mirat./dritare.net

















